Në ditën e katër radhazi, Brazili raporton më shumë se 50 mijë raste me Covid-19

schedule08:51 - 26 Korrik, 2020

schedule 08:51 - 26 Korrik, 2020

Brazili ka raportuar më shumë se 50,000 raste të reja me Covid-19 për të katërtën ditë radhazi.

Ministria e Shëndetit në Brazil raportoi 51,147 raste të reja me koronavirus të shtunën duke bërë që totali i të infektuarve në vend të shkojë në 2.39 milion.

E shtuna markon ditën e katërt radhazi që Brazili raporton më shumë se 50,000 raste të tjera me Covid-19 ndërsa për gjithë javën vendi arriti në numër rekord prej 321,623 të infektuarish.

Ministria raportoi po ashtu edhe 1,211 vdekje të tjera të lidhura me Covid-19, duke bërë që totali i të infektuarve të rritet në 86,449. /abcnews.al/