“Ndihem i tradhtuar”/ Barcelona “vullkan”, presidenti Bartomeu nën akuzë

schedule08:53 - 9 Prill, 2020

schedule 08:53 - 9 Prill, 2020

Plas te Barcelona dhe këtë herë ka probleme mes drejtuesve. Presidenti Josep Bartomeu i ka kërkuar dorëheqjen krahut të tij të djathtë, zëvendës-presidentit Emili Rosaund. Shumë prishnin që ky i fundit të ishte kandidat për president në të ardhmen, por tanimë i është kërkuar të largohet nga klubi katalanas. Vetë Rosaund ka folur për Marca dhe sqaron gjithçka ka ndodhur.

“Jam i trishtuar, por rëndësi ka që familja ishte është mirë. Kështu që nuk do të ankohem. Nuk e prisja atë telefonatë, më saktë ato që më tha, pasi flasim shpesh në telefon me njëri-tjetrin. Më tha se donte të rimodelonte bordin dhe më kërkoi që të jepja dorëheqjen. I kërkova arsyet dhe më tha dy. E para që kam dalë ose kam folur më gazetarët që kritikojnë lojtarët.

Arsyeja tjetër, më e çuditshmja, më tha se kam kritikuar drejtuesit ose punonjësit e klubit. Më tha të ikja, pasi nuk më largonte dot. I thashë që më vjen keq që më merr të ma thuash këtë pas pesë vitesh. Lajmi doli  dhe nuk e di e si, por kam marrë shumë telefonata. Ishte një bisedë private me presidentin dhe nuk e mendova se do të rridhte ky informacion”, shprehet fillimisht Rosaund.

Më tej ai nuk e fsheh zhgënjimin: “Ndihem i tradhtuar, për faktin që arsyet që presidenti dha nuk janë të vërteta. Nuk janë gjëra me peshë dhe nuk ka asnjë provë të asaj që ai pretendon. Kam qenë shumë besnik ndaj klubit dhe ndjehem i tradhtuar nga presidenti.  Nuk do jap dorëheqje për momentin.

Do e merrja në konsideratë pas periudhës së izolimit dhe ta bëja ballë për ballë. Nuk kam asgjë për të fshehur. Normalisht presidenti mund të zgjedhë drejtorët që do, është e drejta e tij. Nuk jap dorëheqjen, duke supozuar se kam gabuar. Kjo nuk është aspak e vërtetë”. /abcnews.al