Ndahet nga jeta kineasti shqiptar, Todi Bozo

schedule14:46 - 4 Shkurt, 2018

schedule 14:46 - 4 Shkurt, 2018

Kineasti shqiptar, Todi Bozo, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Bozo la pas një trashëgimi të pasur në fushën e kinemasë.

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare kineasti shqiptar, Todi Bozo. Të afërm, miq e personalitete te fushes zhvilluan homazhe për nder të tij për tre orë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Puna e fundit e Bozos është libri “Copëza kujtimesh të ëmbëla dhe të hidhura” me episode nga Kinostudio “Shqipëria e re”, botuar katër vite më parë.
Veprimatrinë në filma nuk e ndali deri në vitin 2008, kur punoi si producent ekzekutiv tek “Kolonel Bunker’ dhe “Syri magjik” me regjisorin Kujtim Çashku, “Kronikë provinciale” me regji të Artan Minarollit dhe në filmin “Koha e Kometës” me regjisor Flamur Koçin.

Ndërkohë filmin e parë e realizoi në 1958, kur u kthye nga Moska, ku u diplomua shkëlqyeshëm si producent filmi në Universitetin e Kinematografisë “VGIK” dhe nisi punë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.
“Furtuna” ishte një prodhim i përbashkët me “Moskefilm” ndërkohë që Todi Bozo ishte kuadri parë me arsim të lartë në fushën e produksionit të filmit.

Në filmat “Debatik”, “Detyrë e posaçme”, “Vitet e para”, “Oshëtimë në bregdet”, “Ngadhënjim mbi vdekjen, “Plagë të vjetra mbajti detyrën e drejtorit ndërkohe që vijoi studimet pasuniverstare dhe pasi diplomohet për regji në vitin 1970 realizon filmin “Lugina e pushkatarëve”.

Një vit më pas, Bozo kaloi në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Kinostudios. Pas 12 vitesh u largua për arsye shëndetësore megjithatë punën për prodhimin e dokumetarëve e vijoi edhe pas daljes në pension.
Filmat si “Noli ynë”, “Ditë plot diell”, “Pejsazh me mollë”, “Shkripëzimi i tokave”, “Shtegtimi”, “Moj e bukura Arbëri!”, “Këngët e zemrës”, “Drejt Kuvendit pluralist” mbajnë emrin e Todi Bozos në skenar dhe regji./abcnews.al