Miqësoret në Serbi, Vllaznia përballet të enjten sërish me rival malazez

schedule11:16 - 22 Qershor, 2021

schedule 11:16 - 22 Qershor, 2021

Vllaznia ndodhet në Zllatibor të Serbisë, ku po zhvillon fazën përgatitore. Para pak ditësh shkodranët zhvilluan një miqësore kundër Buducnostit në Mal të Zi.

Tanimë shkodranët kanë në program edhe një tjetër, ditën e enjte ndaj skuadrës tjetër nga Mali i Zi, Sutjeska.

Ende nuk është bërë i ditur orari, por kjo ndeshje është e rëndësishme në prag të dueleve që Vllaznia do të luajë në Conference League ndaj Siroki Brijeg. /abcnews.al