Ministri i Drejtesisë në Kosovë: Prekja e Kushtetutës do të hapte kutinë e pandorës!

schedule20:43 - 17 Qershor, 2020

schedule 20:43 - 17 Qershor, 2020

Në një intervistë për emisionin “Ballkan” në Abc News, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi ka deklaruar se prekja e Kushtetutës do të hapte kutinë e pandorës.

Ai ka theksuar se për shkak që Kosova ka një Kushtetutë të re, por e paprovuar.

“Për mendimin tim personal, megjithëse kjo është pjesë e negociatave, cdo prekje e Kushtetutës mund të hapte një kuti të Pandorës. Për shkak që Kushtetuta jonë është kushtetutë e re, është kushtetutë e shkruar, moderne, por e paprovuar. Ne cdo ditë ballafaqohemi me cështje politike që e përmirësojnë. Pra Kushtetutën tonë e përmirësojmë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai. /abcnews.al