Mijëra protestues marshojnë në rrugët e Londrës kundër antisemitizmit: Duam paqe!

schedule19:56 - 26 Nëntor, 2023

schedule 19:56 - 26 Nëntor, 2023

Mijëra protestues kanë marshuar kundër antisemitizmit në rrugë e Londrës. Marshimi nisi fillimisht jashtë ambienteve të gjykatave për të vijuar drejt Parlamentit. Demonstruesit mbanin flamuj izraelitë dhe britanikë si edhe pankarta me mbishkrimet ‘Zero tolerancë për antisemitizmin’.

Ndërsa disa të tjerë mbanin në duar fotografi të pengjeve të Hamasit, të rrëmbyer pas sulmit të kryer nga grupi terrorist më 7 tetor në Izrael.

 

Një nga protestueset u shpreh: “Ne jemi këtu për të mbështetur Izraelin dhe për të kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve. Ne jemi bërë bashkë për të kërkuar paqen dhe t’i jepet fund këtij makthi”.

 

/abcnews.al/