Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Mickoski po ndez polarizimin ndëretnik”/ Nurellari: Kurti, bashkëfajtor në situatën në Maqedoninë e Veriut

schedule21:01 - 12 Maj, 2026

schedule 21:01 - 12 Maj, 2026

Analisti Adri Nurellari thotë se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski po ndez polarizimin ndëretnik në Maqedoninë e Veriut, për të shmangur dështimet e tij në qeverisje.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nurellari u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është bashkëfajtor për situatën në Maqedoninë e Veriut.

“Në mungesë të himnit kombëtar, që është rast i paprecedentë. Dihet qartë që Mickoski, në shumë dështime, në bllokimin europian, ai po përpiqet që dështimet, edhe në aspektin ekonomik, të integrimit, përpiqet t’i kompensojë duke ndezur polarizimin ndëretnik dhe duke prekur haptazi të drejtat e fituara nga shqiptarët me shumë mund dhe djersë. Maqedonia e Veriut po bën shumë hapa mbrapa. Është veprim i qartë i një populisti autokrat.  Ai përfaqëson në retorikën e tij, ne kemi shpresuar që ishte thjesht qasje elektorale dhe kur të vinte në pushtet, të sillej me këmbë në tokë.



Nuk ka ndodhur ashtu, ajo retorikë u vendos në jetë. Kemi Kurtin, që është bekues dhe kumbar, por edhe bashkëfajtor, po të mos ishte angazhimi i tij, nuk do kishte këtë situatë në Maqedoninë e Veriut. Një njeri që ka ardhur vetë si lider studentor, nuk ka thënë një gjë për protestat legjitime të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai i ka defaktorizuar shqiptarët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!