Meta: Ilaç që shëron krizën është respektimi i votës

schedule13:40 - 11 Korrik, 2019

schedule 13:40 - 11 Korrik, 2019

Situata aktuale në Shqipëri dhe kriza kushtetuese e institucionale ishte në qendër të takimit që presidenti Ilir Meta pati sot me delegacionin e komitetit Hebreo-amerikan ne qendër në Nju Jork.

Gjatë takimit, Meta e njohu kreun e këtij komiteti Dejvid Harris, edhe me zgjidhjen që ka ofruar për t’i dhënë fund krizës, që sipas tij është dekreti i 13 tetorit për zgjedhjet vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.

“I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkt të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithë ne”, – u shpreh kreu i shtetit.

Nga ana e tij, Harris ofroi mbështetje për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim ndikimin në politikën dhe administratën amerikane./ABC News Albania 24/7