Meta falenderon Kurtin dhe Mustafën: Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes

schedule08:52 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 08:52 - 5 Dhjetor, 2019

Presidenti Ilir Meta ishte dje në Prishtin, ndërsa është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe kryetarin e LDK Isa  Mustafa.

Meta shprehet se i ka falenderuar ata për solidaritetin e treguar dhe ndihmën konkrete në mbështetje të familejeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, shkruan Meta./abcnews.al