Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mesazhi i parë si presidente/ Justina Shiroka Pula: Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik

schedule00:29 - 7 Tetor, 2026

schedule 00:29 - 7 Tetor, 2026

PRISHTINË– Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka deklaruar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të vendit, duke theksuar rëndësinë e unitetit, demokracisë dhe mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në fjalën e parë të saj si presidente, Pula theksoi se angazhimi i saj do të jetë për të gjithë qytetarët, pa dallime politike, etnike apo shoqërore.

Ajo nënvizoi se Kosova duhet të vazhdojë të ecë përpara si një shtet demokratik, duke respektuar parimet kushtetuese dhe dinjitetin e qytetarëve, por dhe duke ruajtur partneritete dhe miqësitë me vendet perëndimor.



“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, tha Shiroka Pula.

Ajo bëri thirrje për bashkëpunim dhe përkushtim të përbashkët në ndërtimin e së ardhmes së vendit, duke vënë theksin te brezat e ardhshëm.

“Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme për brezat që do të vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, përfundoi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror.

Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Besoj në Kosovën, njerëzit e saj dhe besoj së bashku mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, tha presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!