Merkato e Superiores: Epiqendra Shehi e Bushi, Agim Ibraimi në modë

schedule08:23 - 4 Korrik, 2020

schedule 08:23 - 4 Korrik, 2020

Zërat e merkatos nuk ndalen dhe Agim Ibraimi është në modë sa herë që është lojtar i lirë. Mesfushori i avancuar lidhet sërish me Partizanin, pas largimit nga Shkëndija e Tetovës. Të kuqtë ndër vite kanë vuajtur për një fantazist dhe në të shkuarën Ibraimi nuk është marrë dot, edhe për shkak të kërkesave të larta financiare.

Nuk janë vetëm futbollistët në merkato, por edhe trajnerët. “Panorama Sport” veçon një lajm që lidhet me pankinën e Kukësit dhe Shqipërisë U21. Alban Bushi, edhe në të shkuarën i është propozuar klubit verilindor dhe tashmë përmendet sërish si opsion.

Jo vetëm kaq, pasi sipas gazetës së përditshme sportive mendohet rokada. Pra, Orges Shehi të kalojë nga Kukësi te Shqipëria U21. Durrsaku po përjeton eksperiencën e dytë si trajner. Sezonin e shkuar ai drejtoi Skënderbeun, ku për tetë vite kishte fituar gjithçka si futbollist. /abcnews.al