Analisti Mentor Kikia i ftuar në “Log.” në ABC ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Kikia deklaroi se PD sot për sot është e ndarë në dy pjesë që nuk mund të bashkohen dhe nuk mund të vijnë në pushtet të ndara.
“Basha mund të marrë selinë e PD si pasuri të patundshme. Ajo seli ka një vlerë shumë të madhe në treg se aty mund të dalin dy kulla. Dy palët janë shumë koshiente. PD është ndarë. Thirrjet që bëhen tani të ulemi apo të bisedojmë nga aktorë të dorës së parë apo të dorës së dytë. Bash aka përjashtuar të gjithë. PD është ndarë. Lufta për selinë është luftë për zyrat. Jo më për simbolikë. PD është ndarë dhe secila gjysmë nuk vjen kurrë në pushtet. Të dy kanë fituar. Basha fitoi sepse nuk doli nga zyra.
Berisha fitoi sepse hyri në protestë. Të dy kanë fituar nga një PD. Të gjitha llogaritë se kush ka më shumë mbështetës nuk bëhen në asnjë lloj mënyre tjetër, veçse me një proces zgjedhor. Brenda partisë nuk ka zgjedhje. Ata luftuan me dy kuvende. Falsifikuan lista për t’u quajtur shumicë. Ato dy parti nuk mbivendosen më. Dy copat e PD. Basha dhe Berisha kanë konsumuar kaq shumë akuza, urrejtje dhe përçarje. Nuk mbivendosen më. Edhe pse në politikë nuk ka kurrë, kurrë, unë e them që ata të dy nuk bashkohen më kurrë”, tha Kikia.
Ai shtoi se Basha duhet të shkojë përpara një procesi zgjedhor për të provuar pozitën e tij pasi herën e fundit e fitoi postin e kryetarit në sajë të mbështetjes së Berishës, që sot nuk e ka më.
“Situata në PD duhet parë në raport me faktorët që ka njëra apo tjetra palë. Basha fshihet pas asaj që quhet kryetari legjitim. Lulzim Basha dihet nga ne që nuk jemi pjesë e asaj partie, se çfarë ka përfituar nga suporti i Berishës. Basha duhet të riprovojë veten në raport me votën. Nuk mund të rrijë me idenë se jam votuar njëherë. Të gjithë e dinë kush e suportoi. Ai njeri sot ta ka hequr mbështetjen. Është kjo barrë mbi kurriz që sot ngarkon me një forcë të madhe fërkimi pjesën e Sali Berishës. Mund të mos kenë më dëshirë që partinë ta drejtojë një njeri që ka 30 e ca vite që e bën. Ndaj nëse Berisha do të hapë krahun në atë që është procesi zgjedhor brenda partisë së tij, ku është i detyruar të lejojë një parti të demokratizohet, kjo mund të çojë në një zgjidhje demokratike”, u shpreh ai. m.v/Abcnews.al