“Me lalin më t’mirë që ka Tirana”, Capital T takon Veliajn, tregon se për çfarë biseduan

schedule13:30 - 23 Shtator, 2020

schedule 13:30 - 23 Shtator, 2020

Reperi i njohur Capital T ka takuar ditën e djeshme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit e ka pritur në zyrë Capitalin, i cili ka postuar edhe një foto në Instagram.

Ai ka zbuluar se kanë biseduar për shumë gjëra të bukura që do të ndodhin në Tiranë në vazhdim.

“Dje patem nje takim me lalin me t’mire qe ka Tirana @erionveliaj / biseduam per shume gjera te bukura qe po vijne per Tiranen ne vazhdim, eshte gjithmone knaqesi te ndaj kohe me ju lal dhe Faleminderit per mbeshtetjen qe na dhate per eventin “Time Capsule” qe se fundmi e nxorrem ne transmetim dhe i cili shenoj 1 vjetorin”, shkruan reperi krahas fotos.

Kujtojmë që si në këtë periudhë vitin e shkuar Capital T realizoi eventin “Time Capsule”, i cili rezultoi një sukses i vërtetë. l.k/abcnews.al