Mbledhja e qeverisë në Korçë, protestojnë mbështetës të PD-së

schedule13:29 - 29 Shtator, 2018

schedule 13:29 - 29 Shtator, 2018

Një grup mbështetësish të Partisë Demokratike u mblodhën për të protesuar në afërsi të Shtëpisë së Flamurit në Korçë kundër qeverisë Rama. Aty po zhivllohet edhe mbledhja e qeverisë. Gjatë protestës ka patur një përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë kërkuar fillimisht të kalojnë në pedonale por nuk janë lejuar nga një kordon policie që ishte vendosur për siguri tek Sheshi i Flamurit.

I pranishëm në këtë tubim ka qenë edhe deputeti i PD Klevis Balliu, i cili ka deklaruar se sot po protestohet kundër krimit dhe drogës. Nuk mund të pengohet e drejta për protestë paqësore, – tha Balliu. Më pas protestuesit janë lejuar të parakalojnë në pedonale të shoqëruar edhe nga forca të policisë. Me këtë marshim u mbyll edhe protesta e qytetarëve dhe simpatizantëve të PD./abcnews.al