Mbledhja e Këshillit Politik, reagon OSBE: Mirëpresim dakordësinë e partive brenda 31 majit

schedule19:58 - 11 Maj, 2020

schedule 19:58 - 11 Maj, 2020

OSBE ka reaguar në lidhje me mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, duke mirëpritur dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj.

OSBE e ka konsideruar si një hap tjetër përpara në procesin e Reformës Zgjedhore duke e mbështetur këtë proces së bashku me OSBE/ODIHR.

“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e Reformës Zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it”, shkruan në reagimin e saj OSBE./abcnews.al