Një tjetër i dyshuar me koronavirus është dërguar në spitalin Infektiv pak më parë.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për autoambulancën e pestë që sjell të dyshuar me koronavirus sot tek Infektivi duke e çuar numrin total në gjashtë të dyshuar vetëm gjatë ditës së sotme.
Kamerat e Abc Neës kanë fiksuar momentin kur i sëmuri detyrohet të presë disa minuta jashtë derës së Infektivit për arsye ende të paqarta.
Shqipëria numëroi sot 15 të prekur të rinj me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 104, ndërsa janë shënuar edhe katër viktima. /abcnews.al