Makina përplaset me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio” në Tiranë, lëndohet shoferja

schedule20:01 - 26 Nëntor, 2022

schedule 20:01 - 26 Nëntor, 2022

Një makinë është përplasur me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio” këtë të shtunë në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.

Nga pamjet e siguruara nga Abc duket se makina është përplasur me pjesën e pasme të urbanit.

Ndërsa mësohet se shoferja e makinës është lënduar si pasojë e përplasjes së fortë.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhura rrethanat e aksidentit.

/abcnews.al/