Makina inteligjente hidhet në “sulm”, në 4 orë ndëshkohen 323 shoferë në Tiranë

schedule23:13 - 25 Tetor, 2021

schedule 23:13 - 25 Tetor, 2021

Tiranë- 323 drejtues mjetesh janë ndëshkuar në Tiranë nga makina inteligjente e policisë rrugore.

Raportohet se ndëshkimet janë bërë në harkun kohor të 4 orëve, konkretisht nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Sipas policisë, shoferët e ndëshkuar qarkullonin me shpejtësi nga 50 km/h deri në 90 km/h, nga të cilët 176 drejtues, krahas shpejtësisë, u konstatuan duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 61 të tjerë pa vendosur rripin e sigurimit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të fundit, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, nga makina inteligjente janë evidentuar një numër shumë i madh drejtuesësh automjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Prej orës 18:00 deri në orën 22:00, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, me intervale të shkurtra kohore, makina inteligjente ka konstatuar 323 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 50 km/h deri në 90 km/h, nga të cilët 176 drejtues, krahas shpejtësisë, u konstatuan duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 61 të tjerë pa vendosur rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit – Vijojnë kontrollet intensive edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon kontrollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë orëve të fundit, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, nga makina inteligjente janë evidentuar një numër shumë i madh drejtuesësh automjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Prej orës 18:00 deri në orën 22:00, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, me intervale të shkurtra kohore, makina inteligjente ka konstatuar 323 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 50 km/h deri në 90 km/h, nga të cilët 176 drejtues, krahas shpejtësisë, u konstatuan duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 61 të tjerë pa vendosur rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi 24/7, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane ka radarë, dronë, kamera e aparate fotografike që përdoren nga patrullat e Policisë Rrugore, jo në vende të përcaktuara, por në lëvizje, sidomos në vendet ku ka më shumë rrezik për përfshirje në aksidente rrugore apo që rrezikojnë jetën e këmbësorëve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen që tregojnë duke denoncuar qindra raste të shkeljes së rregullave të qarkullimt rrugor dhe të çdo paligjshmërie që ata kanë konstatuar dhe i fton sërish që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
#MosUbejStatistikë
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj ”

/abcnews.al/