Ranë në humnerë, kjo është makina që udhëtonin viktima 25-vjeçar në Kukës dhe miku i tij

schedule08:44 - 19 Maj, 2022

schedule 08:44 - 19 Maj, 2022

Kukës – Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 25-vjeçari në Rrugën e Kombit, ndërsa i plagosur ka mbetur një 19-vjeçar.

Mësohet se rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin Andi Rrustaj, 25 vjeç  dhe Xheku Logu ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë, shtetasi Andi Rrustaj ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit Andi Rrustaj ndërsa shtetasi  Xheku Logu, është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit  A. Rr., 25 vjeç  dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit../abcnews.al/