Luis Suarez mban lart nderin në derbi, Barcelona shpreson ende

schedule23:56 - 8 Korrik, 2020

schedule 23:56 - 8 Korrik, 2020

Espanyol, edhe pse thuajse i rënë nga La Liga, i hapi punë Barcelonës. Është një ndeshje derbi, që sigurisht skuadra “blaugrana” e kishte detyrim ta kalonte me sukses, për të shpresuar në fitimin e titullit kampion. Në fakt nuk kanë asgjë në dorë vetë, pasi duhet që Real Madrid duhet të gabojë.

Për të mbetur te ndeshja, Barcelona fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe vendimtar ishte Luis Suarez, sulmuesi uruguaian që e nderoi skuadrën e Setien. Kjo përballje pati edhe tension, teksa dy futbollistë u ndëshkuan me kartonë të kuq.

VIDEO/ Një gol, shkelma dhe dy kartonë të kuq: si u ndez derbi i Katalonjës

Ansu Fati, i Barcelonës, për një ndërhyrje me takë u nxor nga loja dhe normalisht zhgënjimi është i madh. Sulmuesi anësor kishte vetëm katër minuta që ishte aktivizuar. Gjithsesi Espanyol “merr” hak dhe Lozano shkaktoi një faull te Pique dhe e la ekipin e tij me 10 lojtarë. Suarez pak minuta më pas shënoi golin trepikësh dhe tani Real Madrid ka vetëm një pikë më shumë se Barcelona, por edhe një takim pa luajtur ende.

NDESHJET E TJERA – Getafe u mposht në shtëpi nga Villareal, duke mos e parakaluar dot ekipin rival në renditje. “Nëndetësja e verdhë” iu fal dy penalltive të kthyera në gol nga Cazorla, ndërkohë që vendasit kishin barazuar shifrat me Duro. Në fund Pena realizoi edhe golin e tretë, që vulosi fatet e ndeshjes. Betis mposhti 3-0 skuadrën e Osasuna dhe nuk e diskutoi në asnjë moment triumfin. Rodrigo dhe Pedraza shënuan që në pjesën e parë, kurse Carlos Alena tundi rrjetën edhe njëherë në minutat shtesë. /abcnews.al