VIDEO/ Një gol, shkelma dhe dy kartonë të kuq: Ndizet Barcelona-Espanyol

schedule23:21 - 8 Korrik, 2020

schedule 23:21 - 8 Korrik, 2020

Barcelona-Espanyol është zhbllokuar në minutën e 56-të, me anë të sulmuesit Luis Suarez.

Një ndeshje derbi, ku nuk mungon as tensioni, madje në një minutë janë marrë dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.

Fillimisht u ndëshkua Ansu Fati, i cili bëri një ndërhyrje me takë dhe arbitri i ndeshjes nuk e fali talentin e Barcelonës.

Më pas një futbollist i Espanyol, Lozano, nuk u kursye naj Pique dhe me ndihmën e VAR arbitri vendosi t’i tregonte atij kartonin e kuq. /abcnews.al