05:46–U denoncua nga PD, momenti kur përfaqësuesja e PS shihet me stilolaps në dorë
Abc ka siguruar pamjet ku një përfaqësuese e Partisë Socialiste shihet me vota dhe me një stilolaps në dorë. Ajo është denoncuar nga PD se po shënon mbi vota dhe në këtë mënyrë i nxjerr të pavlefshme.
05:03-Duartrokitje dhe përqafime, si e priti Bledi Çuçi fitoren në Gjirokastër
Përfundon numërimi në qarkun e Gjirokastrës. Janë numëruar të 207 qendrat e votimit në qarkun e Gjirokastrës, të cilët nxjerrin fitues Partisë Socialiste. Ato kanë marrë 53.83 % të votave. Kështu PS k siguruar 3 mandate në këtë qark.
04:41 –Mbyllet numërimi në Gjirokastër, PS me 3 mandate, PD ndahet me 1 mandat
Ka përfunduar numërimi në qarkun e Gjirokastrës. Nga hapja e të gjitha kutive në rang qarku, fituese ka rezultuar Partia Socialiste. Ato kanë marrë 53.83 % të votave.
Forcë e dytë në këtë qark është PD. Në përfundim të procesit, demokratët kanë marrë 30.66 % të vota, e ndërsa LSI 12.68 %.
Thënë ndryshe, shpërndarja e mandateve është 3 me 1. LSI nuk ka marrë asnjë mandat.
04:38 – Luan Rama nuk mjafton, thuajse i mbyllur numërimi në Vlorë, LSI nuk merr mandat
Thuajse ka përfunduar numërimi në qarkun e Vlorë, në të cilin kryeson bindshëm Partia Socialiste.
KQZ bën me dije se në Vlorë ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga 445 dhe deri më tani rezultati është si më poshtë:
Partia Socialiste – 58 845 vota, 57.89 për qind
Partia Demokratike – 32 067, 31.55 për qind
LSI – 6 184, 6.08 Për qind.
PS ka marrë praktikisht 8 mandate në Vlorë, ndërsa PD, 4 mandate. Vlen të theksohet fakti se LSI nuk ka nxjerrë asnjë mandate nga ky qark edhe pse kishte pritshmëri të mëdha duke vendosur në krye të listës Luan Ramën.
04:04 – “Turp t’ju vijë, edhe lopa nuk e bën kështu”: Kreu i KZAZ-së i mëson vëzhguesve rregullat bazike të pastërtisë
Numërimi është ndërprerë për disa orë në KZAZ nr.39 në Tiranë për shkak të numëruesit janë tepër të lodhur. Në momentin kur vëzhguesit e partive po largoheshin nga salla, aty mbërriti kreu i KZAZ-së, i cili iu kërkoi atyre që të pastronin vendin më parë nga shishet dhe mbeturat e tjera dhe më pas mund të largoheshin.
“Pastrojini pak këto shishet dhe të tjerat pastaj ikni. Nëse nuk e bëni nuk futeni më nesër këtu. Edhe lopa është më e kujdesshme”, shprehet ai.
03:25 – Numërohet kutia e parë për kandidatët në Kukës, kush kryeson
Kukësi ka filluar numërimin për kandidatët, megjithatë pasi janë numëruar disa vota ka patur një problem me sistemin duke bërë që numëruesit ta shtyjnë atë për në orën 07:00 të ditës së sotme.
Gazetari Gëzim Hilaj raporton për abcnews.al se në Kukës janë gjetur një numër i madh fletësh të pavlefshme. KZAZ ka shpallur 2188 fletë të pavlefshme.
Numëruesit kanë mundur të hapin vetëm një kuti sa i përket kandidatëve ku udhëheqin Gerta Duraku dhe Halim Dauti.
00:20 – Përplasja e dhunshme në KZAZ, Celibashi: Vendosëm të ndryshojmë vëzhguesit
Kreu i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat ka bërë me dije se do të ndryshojnë të gjithë personat e akreditur për vëzhguesit në KZAN-në tek shkolla “1 Maj”.
Ky vendim vjen pas sherrit të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme. Gjithashtu kreu i KQZ tha se kanë udhëzuar katër orë pushim për këtë qendër numërimi, pasi ishte e nevojshme.
“Procesi deri para incidentit ka shkuar mirë. Ka pasur bashkëpunim të mirë. Incidenti që ka ndodhur natyrshëm e ka acaruar situatën dhe nuk ka krijuar kusht pune të mirë. Tani për ta risjellë këtë situatë në pozitat e ligjit kemi vendosur që të shfuqizojmë të gjitha akreditimet e vëzhguesve të dhënë deri më sot. Kemi dhënë akreditime për vëzhgues të tjerë. Kemi dhënë akreditimet e reja për vëzhgues të rinj. Nga një për secilin subjekt zgjedhor. Në këtë sallë do të jenë vëzhguesit e subjekteve zgjedhore 13 të tillë, deri në 7 të organizatave konfirmimin e t cilave do ta bëjë KQZ.
Numërimi do të vazhdojë por do të dalin të gjithë akredituesit, do të përfundojë procesi i votimit të kutive tani. Kemi autorizuar pushim katër orësh për KZAZ-në. Ishin të gjithë në nevojën për ta pasur këtë pushim,” tha ai.
Mbrëmjen e sotme në këtë qendër numërimi pati një përplasje të fortë mes disa anëtarëve të grupeve të numërimit dhe vëzhguesve. Siç mëson ABC te shkolla “1 Maj” janë konfliktuar fillimisht dy vëzhgues mes njëri tjetrit e më pas kanë dashur të hyjnë brenda ambienteve të numërimit disa persona që ishin jashtë.
23:38 – Fillon numërimi i “hambarit” të votave të PD në Durrës, Baçi: Priten surpriza
Durrësi është një ndër qarqet me ritmin më të ulët të numërimit të votave, gjë që ka detyruar KQZ-në që të gjobisë disa prej anëtarëve të KZAZ-ve për këtë çështje.
PS e nisi me një avantazh të thellë mëngjesin e sotëm, por siç raporton gazetari Leonidha Musaj për Abcnews.al, demokratët po rekuperojnë gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes pasi janë duke u hapur kutitë e votave nga zonat e njohura si bastion.
“Tani janë duke u numëruar kutitë e Sukthit dhe zonës së njohur si ish-Këneta, e njohur si hambari i votave të demokratëve”, tha Musaj.
Ndërkohë në studio, kandidati i PD-së në këtë qark Agim Baçi u shpreh se priten ndryshime në Durrës pasi tani ka filluar numërimi i votave në kutitë e bastioneve të demokratëve në qark.
PS ka 35 583 vota në Durrës, kundrejt 27 876 votave që ka marrë PD. Ndërkohë, LSI ka marrë 4 432 vota.
23:04 – Sherr i dhunshëm, derdhet gjak në KZAZ në Tiranë
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur tek shkolla ‘1 Maji’ në Tiranë. Mësohet se ka pasur një përplasje fizike me grushte dhe me sende të forta mes të pranishmëve.
Deri më tani bëhet fjalë për një përplasje mes një simpatizanti të PD-së dhe një vëzhguesi të PS-së. Menjëherë pas këtij incidenti ka ndërhyrë policia e cila ka shuar konfliktin dhe ka shoqërua deri më tani 7 persona. Tek shkolla ‘1 maj’ vetëm pak minuta pas ngjarjes ka shkuar edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i cili ka është informuar rreth asaj se çfarë ka ndodhur. /abcnews.al/
22:48 – PS surprizoi gjatë ditës , PD rikuperon në mbrëmje: Misteri i votave të Dibrës
Një ndër qarqet që ka patur ndryshime më të mëdha të numrit të mandateve ka qenë pikërisht ai i Dibrës, i cili numërimin e nisi në avantazh për demokratët, ndërsa në orët e mëvonshme PS kaloi nënjë avantazh të lehtë me vota duke marrë mandatin e tretë aty përkohësisht. Demokratët rimorën avantazhin gjatë orëve të pasdites duke e marrë ata mandatin e tretë në qarkun me 5 mandate, raporton abcnews.al.
Por, çfarë ndodhi gjatë 24 orëve të fundit me numërimin në qarkun e Dibrës?
Pas mesnatës së të dielës, numërimi filloi kryesisht në Klos dhe Bulqizë, ku çuditërisht sipas demokratëve PS mori një avantazh që e ruajti deri mesditën e sotme. Në përfundim, PS mori vetëm 36 vota më pak në bashkinë e drejtuar vazhdimisht për demokratëve para zgjedhjeve të 2019. Konkretisht, PS mori 3 702 vota dhe PD, 3 738 vota në Klos.
Një situatë e favorshme për socialistët u vërejt edhe në Bulqizë, me një avantazh edhe më thellë në favor të tyre kundrejt demokratëve. PS mori 6 347 vota kundrejt 5 168 votave të marra nga PD.
PS siguroi një avantazh me 1000 vota ndaj PD-së edhe në bashkinë e Matit.
22:43 – Ngadalësimi i procesit, KQZ gjobit anëtarët e KZAZ-ve që kanë numëruar më pak se 50% të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 3 mijë lekë të rinj të gjithë anëtarët e KZAZ-ve që kanë numëruar më pak se 50 për qind të votave.
Njoftohet se deri më tani, janë 18 KZAZ të cilët kanë numëruar më pak se 50% të votave.
Ndërsa, aktualisht ka përfunduar numërimi për 39 KZAZ. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 35 është numri i KZAZ-ve që kanë numëruar mbi 50% të Qendrave të Votimit që kanë në administrim.
22:30 – Përfundon numërimi në bashkitë Patos e Peqin, PS del fituese
Në Bashkitë Patos dhe Peqin është mbyllur procesi i numërimit të votave. Rezulton se të dyja këto bashki i ka fituar Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike. Më konkretisht, në Bashkinë e Patosit rezultati i kutive të votimit është PS me 7,707 vota, PD me 5,112 vota dhe LSI me 1,005 vota.
Ndërsa, në Bashkinë e Peqinit rezultatet janë si vijon: PS ka 6,702 vota, PD ka 5,397 vota dhe LSI 311 vota.
Të pavlefshme janë shpallur të pavlefshme 701 vota.
22:20 – Numërohen mbi 245 mijë vota në Tiranë, si ndahen votat mes PS, PD dhe LSI
Vijon procesi i numërimit në Tiranë. Deri më tani Partia Socialiste kryeson rezultatin. Nga 1243 qendra votimi janë numëruar 637 prej tyre.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PS ka marrë 115171 ose 49.01 %. Partia Demokratike ka rikuperuar votat. Aktualisht PD ka 91033 vota ose 38.74 %.
Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka 13755 vota përkthyer në 5.85 %.
22:01 – Numërohen 70% e kutive të votimit, PS bie me 4 mandate, rritet PD në disa zona, si ndahet “torta”
Orët e pasdites kanë sjellë një ndryshim sa i takon ndarjes së mandateve në rang qarqesh mes PS dhe PD ku kjo e fundit e ka rikuperuar ndjeshëm pozitën e saj përballë rënies së socialistëve. Nga 77 mandate, PS ka zbritur në 73 mandate, ndërsa PD është rritur në 60 mandate nga 56 që kishte në orët e paradites.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se PS kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme. Ndërsa PD mban kreun në katër qarqe të veriut, konkretisht Shkodër, Lezhë, Kukës dhe së fundmi edhe në Dibër.
Në Kukës beteja është mbyllur ku PD ka triumfuar me 2 mandate përballë 1 mandati të kampit kundërshtar.
21:57 – Kim pas vizitës në Elbasan: Qytetarët presin që policia të garantojë sigurinë ndërsa numërohet
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është kthyer në Tiranë pasi vizitoi qendrat e votimit numër 47, 49 dhe 50 në Elbasan.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane falënderon numëruesit që po punojnë fort gjatë ditës së sotme. Po ashtu, Kim shkruan se qytetarët presin që policia të garantojë sigurinë e të gjithëve ndërsa numërimi vijon.
“Kjo është vizita e dytë në dy ditë, e lumtur që kthehem sipas nevojës,” shkruan ambasadorja.
21:52 – Përfundon numërimi në Malësinë e Madhe, si pozicionohen partitë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është kthyer në Tiranë pasi vizitoi qendrat e votimit numër 47, 49 dhe 50 në Elbasan.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane falënderon numëruesit që po punojnë fort gjatë ditës së sotme. Po ashtu, Kim shkruan se qytetarët presin që policia të garantojë sigurinë e të gjithëve ndërsa numërimi vijon.
“Kjo është vizita e dytë në dy ditë, e lumtur që kthehem sipas nevojës,” shkruan ambasadorja.
Në Malësinë e Madhe ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. Mësohet se nga numërimi i votave rezulton fituese Partia Demokratike me 7,090 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 6,521 vota dhe PSD me 1,476 vota.
20:48 – Numërohet vota e fundit në Mat, socialistët udhëheqin bindshëm
Përfundon numërimi i të gjitha kutive të votimit dhe Partia Socialiste është bindshëm në avantazh.
Konkretisht Partia Socialiste ka marrë 7158 vota. Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 6154 vota.
Ndërsa LSI numëron 423 vota.
20:34 – Përfundon numërimi në Finiq, PS dyfish më shumë vota se PD
Ka mbaruar procesi i numërimit të votave në Finiq.
Partia Socialiste udhëheq rezultatin final në Finiq, në KZAZ nr.91.
Konkretisht PS numëron 2208 vota, ndërkohë Partia Demokratike ka 1422 vota. Nga ana tjetër LSI ka vetëm 183 vota.
20:30 – Qarku i Kukësit bëhet “blu”, PD fiton bindshëm
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Kukësit. Partia Demokratike ka dalë forcë e parë me 24071 vota në total ose 62.2% kundrejt 13865 votave ose 35.8%. Ndërkohë 2188 vota kanë rezultuar të pavlefshme. LSI-ja është lënë pas nga PSD-ja dhe LRE.
20:24 – Manastirliu: Me 22 kuti të numëruara, PS fituese në njësinë 9, bashkë drejt mandatit të tretë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se me 22 kuti të numëruara nga njësinë 9 PS është fituese.
Ajo shton se të njëjtin avantazh, PS e ka në të gjithë Shqipërinë.
“KZAZ 39 Njësia9, me 22 kuti të numëruara, PS është fituese në Njësinë 9, me të njëjtin avantazh si e gjithë Shqipëria. Bashkë, drejt mandatit të tretë”, shkruan ministrja.
20:20 – Veliaj: Krraba dhe Shëngjergji na besuan, mirënjohje për patronazhistët
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Eriom Veliaj në deklaratën e tij të radhës për mediat ka theksuar se socialistët kanë fituar bindshëm Shëngjergjin dhe Krrabënn.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje numëruesve të Partisë Demokratike që të mos e vonojnë numërimin, pasi është koha për punë dhe jo për gjumë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se socialistët e kanë merituar fitoren por me këtë mesazh ato duan të tregojnë se do ju shërbejnë të gjithëve pa dallim politik.
Vijon procesi i numërimit edhe në qarkun e Beratit, ku ndryshe nga momenti i votimit, tashmë nuk raportohet për incidente. Në këtë qark deri tani janë numëruar 114 kuti nga 277 në total. Sipas të dhënave të KQZ-së që update-ohen online Partia Socialiste kryeson me rezultat të thellë, e ndjekur nga PD dhe në pozicionin e tretë ndodhet LSI me një përqindje shumë të ulët. Forca e katërt është surprizë edhe këtu, PSD.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka ndjekur nga afër procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”. Soreca në një komunikim për mediat inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën, ndërsa apeloi që të mos ketë ndërprerje nga ana e tyre.Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa u shpreh se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.
Tropoja, Hasi dhe Përmeti janë bashkitë e radhës që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave, për zgjedhjet e 25 prillit. Hasi dhe Tropoja janë bashkitë e para të djathta që i kanë dhënë fitoren PD-AN, ndërsa Përmeti është një bashki që u bashkohet 5 bashkive të tjera në jug që e kanë mbyllë deri më tani procesin e numërimit të votave dhe fituese është Partia Socialiste.
Në KZAZ nr. 22 në shkollën Marie Kaçulini në Durrës, paraditen e sotme ka pasur disa ndërprerje të procesit të numërimit. Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit Merita Dakovelli ka debatuar me komisionerët duke hedhur poshtë klasifikimin e votave të pavlefshme.
12:20 –Durrësi me hapa të ngadaltë në numërim, si paraqitet situata në Elbasan dhe kush kryeson
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste Bora Muzhaqi në emër të kreut të qeverisë Edi Rama u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të mos e vonojë procesin e numërimit të votave duke kërkuar vazhdimisht pushim.
12:42-Tom Doshi: Jemi të gatshëm për koalicion me Ramën, me Bashën kurrë
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi në një dalje publike për mediat ka rikonfirmuar se dorëheqja e tij është vendim i prerë. Doshi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se është i gatshëm për të bërë koalicion me Partinë Socialiste, ndërsa me Partinë Demokratike nuk do të bënte kurrë bashkëpunim.
Vijon procesi i numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa në disa qarqe ka pasur edhe surpriza. Në qarkun e Korçës mësohet se janë numëruar deri tani 146 kuti nga 427 në total. Vihet re që kryeson Partia Socialiste me 22413 vota ose 47.40%, teksa ndiqet nga Partia Demokratike me 19670 vota ose 41.60%.
Një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Deri më tani KQZ ka numëruar gati 563 932 vota të hedhura në 1894 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.
11:43-Veliaj: Kemi fituar 55% të votave te zona e Freskut, do punojmë njësoj për ata dhe pjesën tjetër
Mes një atmosfere festive që ka nisur prej orëve të paradites në selinë rozë, drejtuesi politik i PS për Tiranën, njëherazi kryetari i kësaj bashkie Erion Veliaj deklaroi në një dalje për mediat se PS ka fituar 55% të votave te zona e Freskut në kryeqytet. Veliaj deklaroi se PS do të vazhdojë të punojë njësoj për këtë përqindje që kanë votuar socialistët dhe për pjesën tjetër.
Pas më shumë se 5 orësh ndërprerje ka rinisur numërimi i votave në KZAZ-në e Gjirokastrës. Komisionerët e tre palëve, PD, PS dhe LSI u shprehën se ishin të lodhur dhe për këtë arsye shkuan të pushonin 5 orë për t’u rikthyer në orën 10:30.10:30-Përfundon numërimi i 1695 kutive në rang kombëtar, kryeson PS
Kanë kaluar thuajse 12 orë nga fillimi i numrit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit . Rezultatet e deri më tanishme nga KQZ në rang kombëtar kryeson Partia Socialiste me 49.51 % e ndjekur nga Partia Demokratike 38.72 %. Deri më tani janë numëruar 1695 kuti nga 5199, ku vihet re se Partia Socialiste kryeson me 234.530 vota dhe ndiqet nga Partia Demokratike me 183.427 vota dhe LSI me 33 674 vota.10:30 Trëndafili i fitores, Ajola Xoxa shpall suksesin e PS-së me foton e veçantë
Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa ka përshendetur ndjekësit e saj këtë mëngjes me një foto të veçantë. Ajo ka publikuar në Instagram foton e një trëndafili rozë, simboli i Partisë Socialiste. Ndërkohë që numërimi i votave vazhdon prej disa orësh, Xoxa lë të kuptohet se janë optimist për fitoren.10:23-Mbyllet numërimi me fitore të thellë në Memaliaj
Pas Pustecit, Këlcyrës dhe Himarës është mbyllur numërimi i votave edhe në Memaliaj. Fitues në këtë bashki është partia Socialiste me 3271 vota, diferencë shumë e thellë nga vendi i dytë që është PD me 1404, ndërsa LSI ka marrë një mijë vota./ Abcnews.al10:23-PS fitoi në njësinë 10, Tabaku: Partia Demokratike është rritur me 30%Pas rezultateve të shpallura në njësinë 10 në Tiranë, Jorida Tabaku në një komunikim për mediat bëri me dije se Partia Demokratike ka një rritje me 1200 vota. Tabaku në këtë komunikim theksoi se Partia Socialiste ka pësuar një rënie me 200 vota, ndërsa bëri thirrje që të vijojë numërimi.
10:12-“Zgjedhjet”, Kim: SHBA është me ju, të presim me durim rezultatet
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e shoqëruar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, bën me dije se ka ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave, në qendrat tek Vasil Shanto dhe Shkolla e Kuqe.10:11-Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, gazetari Enkel Demi dhe Flamur Kuçi analizojnë shifrat
Mëngjesin e kësaj të hëne në studion e ABC ka qenë i ftuar Flamur Kuçi i cili në një bisedë me gazetarin Enkel Demi kanë bërë një analizim në lidhje me shifrat e deri më tanishme për zgjedhjet e 25 prillit.10:05-Veliaj jep një tjetër lajm të mirë për socialistët nga fronti i numërimit, Rama: Deri në votën e fundit
Brenda pak minutash drejtuesi politik i PS-së në Tiranë Erion Veliaj doli sërish në një deklaratë për mediat duke shpallur një tjetër fitore. Kryebashkiaku tha se PS ka fituar në Bërzhitë me një rezultat më të thellë, ishte 55% dhe arriti në 65%. “Bërzhita një njësi rurale e Tiranës që ka qenë e djathtë, kemi fituar herën e fundit 55%, kemi thelluar rezultatin, sot jam plot krenari dhe mirënjohje” tha Veliaj. Një falënderim për votuesit e Bërzhitës kishte edhe Edi Rama. “Deri në votën e fundit. Faleminderit zgjedhësve të Njësisë Bërzhitë, Tiranë”.
10:05-Çfarë po ndodh në PD? Vjen reagimi i parë: Nuk kish si ndodhte ndryshe
Nga numërimi deri tani i kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë, gjithmonë bazuar te të dhënat e KQZ-së, PS është në avantazh. Nga selia e PD-së ditën e sotme ende nuk ka asnjë reagim për procesin e numërimit dhe rezultatin.
09:35-Përfundon numërimi i 1543 kutive në rang kombëtar, cila parti kryeson rezultatin
Vihet re se në rang kombëtar kryeson Partia Socialiste me 212014 vota. Ndiqet nga Partia Demokratike me 164.554 vota dhe LSI me 30423 vota.
09:31-Fituan Njësinë Nr. 10, Veliaj: Të pranojmë rezultatin, të nisim fushatën e vëllazërisë
09:21-Kurti votoi në Shqipëri, Vuçiç: Mesazh i qartë për ne dhe për të gjithë
09-20-Surprizat e mëdha, Shehaj la pas Bashën, prezantuesja Berishën, dështojnë 2 risitë e Ramës
09-18- Debat në KZAZ nr.65 në Berat, vëzhguesi i PS-kandidatit: Do t’ju nxjerr jashtë nëse thyeni sërish etikën
09:05-Mbyllet numërimi në Himarë dhe Këlcyrë, del rezultati final
08:47- Çfarë po ndodh në Vlorë? PS kryeson qarkun, sa vota kanë marrë PD dhe LSI
08:43-Komisionerë të lodhur, Celibashi: Partitë politikë të kishin marrë masat, t’i jepet fund kësaj historie
08:29-Doshi dha dorëheqjen, Celibashi: Akoma herët, do ta shohim, ja kur del rezultati final
08:27- Numërohen 153 kuti në qarkun e Fierit, rivalitet mes PS dhe PD, kush kryeson deri më tani
08:20- Shpallet rezultati te njësia 10 në Tiranë, sa vota kanë marrë të gjithë kandidatët
08:15- U votua dhe numërua elektronikisht, shpallet rezultati në KZAZ nr.40 në Tiranë
07:50-Ndërpritet numërimi në Gjirokastër, komisionerët: Jemi të lodhur
07:31-Mëngjes me befasi, KQZ nxjerr rezultatet e fundit për Tiranën
Deri në orën 07:31 të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë numëruar 195 nga 1243 kuti në total. Deri tani PS udhëheq me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqjen, 2.84 %.
07:20-Lodhen komisionerët e PD-së, ndërpritet numërimi te Pazari i Ri në Tiranë
Në orën 07:20 është ndërprerë procesi i numërimi në KZAZ nr. 32 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Hasan Tahsim” te Pazari i Ri. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj që po ndjek nga afër procesin prej mbrëmjes së djeshme thotë se komisionerët e PD-së kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.
07:00-KQZ nxjerr rezultatet e fundit, udhëheqje bindshëm dhe surpriza
E hënë ora 06:51 është përditësimi i fundit i KQZ për të dhënat e numërimit të votave. Deri në mëngjesin e sotëm në këtë orë janë numëruar 1125 nga 5199 kuti nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 50.19%, PD 38.26%, LSI 7% dhe PSD 1.86%. Pra socialistët udhëheqin bindshëm deri tani nga numërimi i 1125 kutive, por janë edhe shumë në proces.
06:20 – Kukësi “blu”, PS e pafuqishme përballë PD
Kukësi deri më tani ka numëruar 41 qendra votimi nga 141 në total. Në qarkun e Kukësit nga 11274 vota të numëruar 582 prej tyre kanë dalë të pavlefshme.
Ashtu siç pritej, në qarkun e Kukësit po kryeson bindshëm Partia Demokratike me 63.275,ose thënë ndryshe 6765 vota. Në vend të dytë renditet PS, me 34.90% ose 3732 vota. Ndërkohë LSI deri më tani ka 10 vota.
05:59 – PS prin në Elbasan: LSI “shkrin” në Belsh, sa vota ka PD
05:56 –PS prin bindshëm në Vlorë, sa vota kanë marrë PD dhe LSI
05:40 – Shkodra nuk ka surpriza, me sa vota kryeson PD
05:20 – Numërohen 15% e kutive në Fier, prin PS: Sa vota morën PD dhe LSI
02:06 –Numërohen gjashtë kutitë e para, PD prin në Dibër Ka përfunduar numërimi i gjashtë kutive të para në Dibër. Nga të dhënat e para për këto kuti të numëruara rezulton se prin Partia Demokratike.PD ka marrë 760 ose 49.64 %. Ndërkohë Partia Socialiste rezulton të 640 vota ose 41.80 %. LSI ka marrë 95 vota nga gjashtë kuti të numëruara.KQZ ka numëruar më shumë se 11 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.Mësohet se deri më tani janë numëruar 11134 fletë votimi, nga të cilat 5708 ose 51.27 për qind janë për Partinë Socialiste; 4317 ose 38.77 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 825 vota ose 7.41 për qind janë për LSI-në.Ndërkohë, 158 vota ose 1.42 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.
02:02-Numërohen 8 kutitë e para në Tiranë, kush kryeson
Ka përfunduar numërimi i votave në 8 kutitë e para në Tiranë. Bëhet fjalë për 4 kuti votimi në Kombinat. Nga kutia e parë rezulton në kombinat: PS 174, PD 124 dhe LSI 12 vota. Ndërkohë në kutinë e dytë, Partia Socialiste numëron 176 vota, Partia Demokratike 114 vota ndërsa LSI numëron 13 vota. Nga kutia e tretë: PS 246 vota, PD 136 vota, LSI 33 vota. Ndërsa për sa i përket kutisë së katërt mësohet se votat janë ndarë: PS 216 vota, PD 118 vota dhe LSI 24 vota.
Ndërkohë tek “Shkolla e Kuqe’ në Tiranë janë numëruar 4 kuti: PS 570 vota, PD 522 vota, LSI 53 vota, PSD 33 vota, Boiken Abazi 21 vota, të tjera 34.
Procesi i numërimit në Tiranë ka nisur në shumë qendra votimi. Fillimisht numërimi ka filluar tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.
Për të parë nga afër procesin ishin në qendrën e numërimit tek “Shkolla e kuqe”, ambasadorja Yuri Kim si dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
01:12 – Numërohet kutia e parë në Tiranë, sa vota merr PS, PD dhe LSI
Është numëruar kutia e parë në Tiranë. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një kuti në Kombinat, nga e cila rezulton: PS 174, PD 124 dhe LSI 12.
Procesi i numërimit në Tiranë ka nisur pak minuta më parë. Fillimisht numërimi ka filluar tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shttps://abcnews.al/wp-admin/post-new.phphkolla e Kuqe”.
Për të parë nga afër procesin ishin në qendrën e numërimit tek “Shkolla e kuqe”, ambasadorja Yuri Kim si dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Kim bëri thirrje për të ruajtur qetësinë, ndërsa partitë sipas saj duhet të presin rezultatin përfundimtar dhe të pranojnë atë.
00:55 – Dalin rezultatet e kutive të para në Roskovec, kush kryeson
Ka përfunduar numërimi i katër kutive të para në Bashkinë e Roskovecit. E para renditet PS me 860 vota, ndjekur më pas nga PD me 606 dhe LSI 74.
Në qendrën e votimit në Kuman PS ka siguruar 438 vota, PD-ja 299 vota ndërsa LSI 41 vota. Në qendrën e votimit në Marinëz PS ka marrë 422 në total, PD 307 ndërsa LSI 33 vota.
00:10 – PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër
Agim Tutulani është duke publikuar të dhënat e projeksionit të “Geo Cartography” në ABC duke zbardhur deri më tani se sa mandate merr secila parti në qarqet e vendit. Deri më tani janë zbardhur parashikimet për Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastrën, e cila surprizon sipas Tutulanit duke marrë dy mandate.
Tirana sipas Tutulanit ndahet me nga 16 mandate për PS dhe PD, 2 mandate i merr LSI dhe për 2 mandate të tjera do të luftojnë PS, PD, LSI dhe PSD.
Sipas tij, në Gjirokastër mandatet ndahen 2 me 2 mes PS-së dhe PD-së, po ashtu një ndarje barabartë mes PS dhe PD me nga 5 mandate ndodh edhe në Korçë, ndërsa 1 mandat pritet ta marrë LSI.
Sa i përket Shkodrës, “Geo Cartography” projekton 6 mandate të PD-së, 3 mandate të PS-së dhe 1 mandat të Tom Doshit duke lënë pa deputetë Jozefina Topallin dhe LSI-në.
Ndërkohë, në Elbasan raportohet se PS i ka të çimentuara 7 mandate dhe lufton për mandatin e 8, ndërsa PD pritet të marrë 6 mandate, kurse LSI merr 1 mandat. Tutulani shprehet se PS mund t’ja marrë PD-së mandatin nëse shkon në mandatin e 8.
Në lidhje me Durrësin Tutulani u shpreh se PD ka patur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit, e cila ka qenë një rritje mbi mesataren e vendit.
“Geo Cartography” parashikon një rezultat 6 mandate të sigurta për PS, 6 mandate të sigurta për PD dhe 1 mandat të sigurt për LSI-në.
Ndërkohë, sipas tij mbetet i diskutueshëm mes PD-së dhe PS-së mandati i fundit në Durrës, ku do të vendoset nësë opozita do të kalojë në një avantazh me dy mandate apo do të kemi një rezultat të barabartë PS përballë opozitës.
PD paraqitet më e fortë se 2017 në Fier, ku sipas Tutulanit ndarja e sigurt është se PS merr 8 mandate, PD merr 6 mandate dhe LSI një mandat.
‘Sot për sot janë 8 mandate të PS, 6 PD dhe një LSI. Kemi 1 mijë e më shumë. Me një seri variabël. PDIU jep shanse PD. PD ka shanse reale për të barazuar 8 me 8 me PS-në. Jemi 8-6-1 në këto momente. Një mandat është në lojë”, tha eksperti Agim Tutulani .
PS duket se nuk i ruan dot mandatet e marrë në Vlorë duke zbritur në 8 të tilla, kurse PD pritet të ngjitet në 4 të tilla dhe një mandat pritet të marrë një mandat.
Mandatet sipas “Geo Cartography”
Tirana
PS- 16 mandate
PD – 16 mandate
LSI- 2 mandate
2 mandate të diskutueshme mes PS, PD, LSI dhe PSD
Durrës
PS – 6 mandate
PD- 6 mandate
LSI- 1 mandat
1 mandat i diskutueshëm mes PD dhe PS
Fieri
PS -8 mandate
PD – 6 mandate
LSI – 1 mandat
1 mandat i diskutueshëm
Vlora
PS- 8 mandate
PD – 4 mandate
LSI – 1 mandat
Korça
PS – 5 mandate
PD- 5 mandate
LSI – 1 mandat
Gjirokastër
PS – 2 mandate
PD -2 mandate
Shkodër
PS- 3 mandate
PD – 6 mandate
PSD -1 mandat
1 mandat i diskutueshëm
Elbasani
PS – 7 mandate
PD – 6 mandate
LSI – 1 mandat
23:54 –Beteja për Tiranën, projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet mes PS, PD e LSI në kryeqytet
Agim Tutulani nga “Geo Cartography” tregoi në studion e ABC se në Tiranë dy forcat kryesore PS dhe PD, janë në një barazim statistikor. Tutulani tha se deri para një javë kur u bë sondazhi, këto dy forca ishin barazim ndërsa shtoi se projeksioni u bë duke u ndarë në zonat rurale dhe ato urbane.
Sipas ekspertit, në zonat rurale ishte Partia Demokratike në avantazh me 20 mijë vota, kurse në zonat urbane në avantazh ishte Partia Socialiste me 15 mijë vota.
Ndërsa, LSI ishte me dy mandate të sigurta. Sa i përket dy mandateve shtesë në kryeqytet, Tutulani nga kompania “Geo Cartography” tha se në lojë janë katër parti.
“Këtu ishin dy mandatet në lojë. Ku ishin në garë partia e zotit Doshi, Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe LSI. Për shkak të formulës mund të lëvizë me 1,000 deri në 4,000 vota.”
23:39 – Numërohet kutia e parë në Devoll, sa vota morën PS, PD dhe LSI
Ka përfunduar numërimi në kutinë e parë në Devoll, ku PD ka marrë 211 vota, PS ka marrë 94 vita dhe LSI, 4 vota.
Ndërkohë, deri më tani në Pustec janë numëruar 5 kuti ku rezultati i përgjithshëm është 380 vota për PD, 702 vota për PS dhe 117 vota për LSI.
23:36 – PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PS, PD dhe LSI në Durrës
Agim Tutulani nga “Geo Cartography” publikoi në ABC projeksionin e kompanisë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Durrës.
Sipas tij, PD ka patur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit, e cila ka qenë një rritje mbi mesataren e vendit.
“Geo Cartography” parashikon një rezultat 6 mandate të sigurta për PS, 6 mandate të sigurta për PD dhe 1 mandat të sigurt për LSI-në.
Ndërkohë, sipas tij mbetet i diskutueshëm mes PD-së dhe PS-së mandati i fundit në Durrës, ku do të vendoset nësë opozita do të kalojë në një avantazh me dy mandate apo do të kemi një rezultat të barabartë PS përballë opozitës.
23:35 – PROJEKSIONI/ Si ndahen mandatet në Fier? Eksperti: PS 8 mandate të sigurta, sa merr PD e LSI
Eksperti zgjedhor Agim Tutulani duke folur për ndarjen e mandateve në qytetin e Fierit, është shprehur se Partia Demokratike dhe partitë opozitare kanë shanse reale që të marrë 8 mandate dhe të barazojë Partinë Socialiste.
Megjithatë sipas ekspertit, Tutulni ndarja e sigurt deri më tani është, PS merr 8 mandate, PD merr 6 mandate dhe LSI 1 mandat.
‘Sot për sot janë 8 mandate të PS, 6 PD dhe një LSI. Me një seri variabël. PDIU jep shanse PD-së. PD ka shanse reale për të barazuar 8 me 8 me PS-në nëse merret si tërësi opozitare. Jemi 8-6-1 në këto momente. Një mandat tjetër është në lojë.” Tha eksperti Agim Tutulani .
23:29 – Fillon numërimi në Vlorë, si ndahen mandatet sipas projeksionit në ABC
Ka filluar numërimi në qarkun e Vlorës. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se ka filluar tashmë numërimi në KZAZ-në e vendosur në fshatin Kote, ku po numërohen votat për bashkinë e Selenicës.
Janë katër grupe që po bëjnë numërimin e kutive të votimit për Selenicën. Ndërkohë pritet të fillojë shumë shpejt numërimi edhe në bashkinë e Himarës.
Vlora ka në total 10 KZAZ me gati 318 mijë votues.
Sa i përket Vlorës, eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh se në këtë qark nuk pritet ndonjë ndryshim i madh sa i përket numrit të deputetëve duke anuar më shumë se PD mund të rritet maksimalisht deri në 4 mandate.
23:08 – Numërohen tre kutitë e para, sa vota kanë gjithsej PS, PD dhe LSI
Është hapur kutia e tretë e në bashkinë e Pustecit, ku PS ka marrë 159 vota; PD ka marrë 69 vota,ndërsa LSI ka marrë 9 vota.
Në total, në tre kuti të hapura në Pustec, PS ka marrë 418 vota, PD ka marrë 179 vota, kurse LSI ka marrë 78 vota.
Po ashtu raportohet se ka nisur numërimi edhe në Devoll.
Lexo edhe: PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër
Gjate minutave në vijim pritet të fillojë numërimi edhe në Pogradec, ndërsa raportohet se ka vonesa në fillimin e numërimit në Kolonjë.
22:30 – PROJEKSIONI/ PD rritet ndjeshëm në Elbasan, PS “çimenton” 7 mandate
Eksperti zgjedhor Agim Tutulani ka deklaruar se sipas projeksionit të “Geo Cartography” në ABC, në Elbasan PS ka gjasa të marrë 8 mandate dhe PD të sigurojë 6.
“Në 2017 PDIU ishte faktor në Elbasan se kishte dy mandate. Forca e PDIU në këto zgjedhje nuk është e njëjta, por nga sondazhi vumë re se mbaheshin. Nuk është se ato vota diku te 29 mijë nuk po transmetohen direkt te PS. Një pjesë e tyre kanë vajtur drejt PD.
Lexo edhe: PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër
Është e sigurt që PS ka 7 mandate dhe lufton për të tetin. PD 5 mandate të sigurta dhe LSI 1. Kjo lë një mandat në lojë që tre forcat kanë shanse ta tejkalojnë. Gjasa janë më të larta që lufta është mes PD dhe PS. Që PS të shkojë 8 dhe PD 6,” theksoi ai.
22:17 – Hapen kutitë e para, sa vota morën PD, PS dhe LSI
Ka nisur tashmë numërimi i votave në kutitë e votimit në vend. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se kutia e parë është numëruar në Pustec dhe PS ka marrë 118 vota, PD merr 114 vota dhe LSI, 14 vota.
Ndërkohë njoftohet se ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së dytë në Pustec dhe Goricë e Madhe. Konkretisht votat janë ndarë 259 për PS, 110 PD dhe 69 vota kanë shkuar për LSI.
Po ashtu raportohet se ka nisur numërimi edhe në Devoll.
22:06 – Shqiptarët votuan, Balla: PS, rezultat historik në Elbasan
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit , Taulant Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se në këto zgjedhje PS në Elbasan ka një rezultat historik.
Balla deklaroi se, në kutitë e votimit, PS ka siguruar vota të mjaftueshmja për të marrë më shumë se 9 mandate.
22:00 – Projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet në Shkodër
Eksperti i zgjedhjeve Agim Tutulani ka shpjeguar projeksionin në ABC për zgjedhjet e 25 prillit. Tutulani tha se në këto zgjedhje, sipas projeksionit PD merr 6 mandate, PS 3 dhe është afër të katërtit.
Sipas tij partia e Jozefina Topallit nuk do arrijë të marrë mandat dhe do të sigurojë 4-5 mijë vota, ndërsa Tom Doshi merr 1.
LEXO EDHE: Gara në Korçë, eksperti në ABC: PD-ja “i merr” PS-së një mandat në Korçë
“Nuk do ketë forcë. Lsi këtu ka qenë te pragu dhe më poshtë, ne dimë që këtu PD ka 6, PS 3 dhe është shumë afër të 4 dhe është pikëpyetje e madhe. LSI dhe PD luftojnë me njëra tjetër, janë të opozitës. Opozita do t’i ketë 6. PSD me 1. PD ka 6 mandate të sigurt, PS ka 4 nëse llogarit mandatin e zotit Doshi. Është ndarje rajonale. Topalli ka diku te 4-5 mijë vota.”tha ai.
21:55 – Gara në Korçë, eksperti në ABC: PD-ja i merr PS-së një mandat, ndahen 5 me 5
Eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh në studion e ABC se në qarkun e Korçës Partia Demokratike, do të arrijë të marrë një mandat më shumë se në zgjedhjet e 2017. Sipas Tutulanit PD do të marrë një mandat nga Partia Socialiste.
Konkretisht sipas tij, PS do të marrë 5 mandate edhe PD 5 mandate, ndërsa 1 mandat shkon për LSI
Tutulani: Korça është i vetmi qark 5,5,1. PD merr një mandat PS në krahasim me zgjedhjet e 2017. Duhet të ketë ndodhur shumë madhore diçka për të pasur diçka ndryshe, PD avancon me një mandat. Ka një Devoll shumë të djathtë apo Maliqin. Pogradeci me Korçën kanë qenë me balancë. Kolonja ka qenë në tëmajtë por nuk ndikon.
21: 20 – Veliaj: Të gjitha Exit Poll-et na nxjerrin fitues me 71-72 mandate
Kryebashkiaku i Tiranës, Eerion Veliaj, para mbështetësve të Partisë Socialiste në Selinë Rozë deklaroi se të gjitha Exit Poll-et, e nxjerrin PS fituese me 71 deri në 72 mandate. Gjithashtu, Veliaj shtoi se projeksionet e PS, si në Tiranë ashtu edhe në gjithë Shqipërinë, janë më shumë se 72 mandate.
“Por, si projeksionet e Exit Poll-eve, si tonat që janë më shumë se 71-72, duhet të presin me shumë durim procesin e numërimit,” theksoi Veliaj.
21:15- Tutulani në ABC: Numrat tregojnë që opozita e ka barazimin në xhep
Eksperti i zgjedhjeve, Agim Tutulani ka deklaruar se nga numrat duket që opozita e ka në xhep barazimin.
“Nga numrat duket sikur opozita ka në xhep barazimin,” tha ai në studion e ABC.
Duke komentuar deklaratën e Lulzim Bashës nga selia, gazetari Berat Buzhala tha se ishte shumë më festiv se Edi Rama.
Lexo edhe: SONDAZHI/ Tutulani: PS merr 69 mandate, Tom Doshi nuk merr më shumë se dy deputetë
“Deklarata e Bashës në krahasim me Ramën shumë më festive, ishte në përputhje me Exit Poll. Votat janë në kiutu, do të ishte eb hershme të bërtiste fitire. Në krahasim me Ramën duket që Basha ishte shumë më i lumtur,” tha ai.
21:14 – Eksperti zgjedhor: 62% e të rinjve kanë votuar opozitën
Të ftuar në studion e Abcnews, ekspertët e komunikimit dhe zgjedhjeve kanë treguar lidhur me projeksionet për zgjedhjet që u zhvilluan ditën e sotme.
Sipas ekspertit, Agim Tutulani nga të dhënat paraprake mendohet se në kutitë e votimit 62% e të rinjve kanë votuar opozitën.
Ndërkohë, mësohet se pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ është 48.56 për qind.
21:13 – SONDAZHI/ Tutulani: PS merr 69 mandate, Tom Doshi nuk merr më shumë se dy deputetë
Eksperti i Zgjedhjeve Agim Tutulanii cili prezanton në ABC sondazhin e përgatitur nga kompania izraelite ka deklaruar se socialistët do të marrë maksimumi 69 mandate.
Ndërsa sipas tij partia e Tom Doshit, PSD nuk do të marrë më shumë se 2 mandate.
“Nuk e shoh që PS do shkojnë më shumë se 68 apo 69 mandate. Tom Doshi maksimumi dy mandate nuk ka si të marrë më shumë”, deklaroi Tutulani.
21:05 – Lulzim Basha shpall fitoren nga selia blu
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti një fjalim të shkurtër nga Selia Blu pas përfundimit të procesit të votimit. Para mbështetësve dhe gazetarëve, lideri demokrat falënderoi të gjithë qytetarët që zgjodhën ndryshimin në këto zgjedhje.
Basha u shpreh po ashtu se kjo e sotmja është një fitore për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Kryedemokrati tha se ka besim të plotë që numëruesit dhe komisionerit do ta mbyllin procesin me përgjegjësi dhe sipas ligjit.
21:04 – Atmosferë e zjarrtë në selinë e PD
Me qindra simpatizantë janë mbledhur përpara selisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë që kreu i PD mbajti fjalën para tyre.
Basha deklaroi se kjo është fitore e qartë, duke theksuar se vullneti i popullit është në kutitë e votimit.
Lexo edhe: Lulzim Basha shpall fitoren
Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit mbështetësit u mblodhën para selisë blu, ku nuk mungon entuziazmi i tyre për fitore.
20:29 – Celibashi thirrje partive: Qetësi dhe vetëpërmbajtje, të presim të numërohen fletëtKreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi dhe ka kërkuar vetëpërmbajtje nga ana e liderëve.
Sipas Komisionerit, askush nuk e di kush ka fituar. Celibashi thekson se duhet të presim të numërohen fletët e votimit.
20:27 – Rama i pakënaqur me “Exit Poll-et”: Janë thjeshtë parashikime para ndeshjes, votat janë ende në kuti
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Exit Poll që po zhvillohen në vend nga disa media. Sipas Ramës ato janë thjeshtë disa parashikime dhe jo rezultati përfundimtar.
Sipas Ramës këto Exit Poll janë vetëm një parashikim para ndeshjes sipas tij ndërsa shton e socialistët duhet të rrinë të qetë pasi e kanë bërë punën e tyre.
Rama është rikthyer edhe një herë tek patronazhistët duke përgëzuar punën e tyre dhe duke u kërkuar që të presin të qetë rezultatin.
20:16 – Tension tek shkolla “11 Janari” në Tiranë , komisionerët nuk pranojnë të transportojnë kutitë me mjet privat
Tension tek shkolla “11 Janari” në Tiranë , komisionerët nuk pranojnë të transportojnë kutitë me mjet privat. Mësohet se komisionerët nuk kanë pranuar që të transportojnë kutitë me mjet privat.
Për këtë arsye pritet që furgoni të vijë sërish për të marrë kutitë e mbetura.
20:09- Meta apelon sërish: Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, sondazhet kanë prapavijë partiake
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për qetësi pas përfundimit të votimit në të gjithë vendin. Meta shprehet se tashmë është përgjegjësi e komisionerëve dhe numëruesve ndërsa bën thirrje që askush të mos cenojë procesin.
Ai shton se asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, ndërsa sondazhet paraprake i quan me prapavijë partiake.
19:17 – Mbyllet orari zyrtar i votimit, Celibashi: Brenda 48 orësh del fituesi i zgjedhjeve
Partia apo koalicioni fitues që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme do të shpallet brenda 48 orësh nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi deklaroi se brenda këtij afati do të numërohen votat për partitë dhe më pas do të nisë procesi i numërimit për kandidatët. Ai tha se në 167 qendra votimi, identifikimi biometrik ka dështuar.
Kjo tha ai, ka ardhur për shkak të mungesës së operatorëve ndërsa në disa qendra ka pasur pamundësi për ta përdorur atë. Ai u bëri thirrje partive politike të mos shpallin fitoren ende pa nisur procesi i numërimit, pasi kjo do të sjellë problematika në vazhdimësinë e kësaj procedure.
19:09 – “Fitorja është e jona”, Kryemadhi shpall suksesin pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar fitoren menjëherë pas përfundimit zyrtar të mbylljes së procesit të votimit.
LEXO EDHE: Shqipëria vendos/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon përtej 19:00 për qytetarët në radhë
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo deklaron se procesin duhet ta çojmë deri në fund pa provokime, duke numëruar edhe votën e fundit.
“Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit”, ka shkruar Kryemadhi. l.k/abcnews.al
19:00 – Shqipëria vendos/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon përtej 19:00 për qytetarët në radhë
Ora 19:00! Mbyllet orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë. Por urdhri i KQZ është shumë i qartë për të gjithë komisionerët. Në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.
3588869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote kishin sot të drejtë për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të ri dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Në garë janë 13 parti dhe në disa qarqe disa kandidatë të pavarur.
Pjesëmarrja ishte mjaft e lartë. Deri në orën 18:00 KQZ raportoi se nga 1654 qendra votimi që kanë informacion nga 5199 në total, qytetarët që kanë votuar janë 45.48%, shifër kjo që pritet që të rritet pas përpunimit të të dhënave deri në orën 19:00, por edhe më pas deri kur të votojë qytetari i fundit.
Procesi i votimit në përgjithësi sot ishte i qetë. Drejtuesit e lartë të shtetit dhe partive votuan që në mëngjes me thirrjet drejtuar qytetarëve për të ndjekur shembullin e tyre.
Jo në të gjithë vendin votuesit u identifikuan në mënyrë biometrike, pasi pajisja në disa qendra nuk arriti që të ishte funksionale duke kaluar në planin “B” votimi manual. Nuk munguan incidentet dhe dhuna deri në derdhje gjaku në Korçë, Berat, Tropojë dhe Elbasan.
Disa qytetarë që tregun votën u arrestuan. Ambasadorët, sidomos të SHBA-BE-së ishin në disa qytete me vëmendje të veçantë Elbasanin, Shkodrën dhe Durrësin duke monitoruar procesin.
Presidenti Ilir Meta ishte gjatë gjithë kohës në lëvizje nga njëri qytet në tjetrin, ndërsa Lulzim Basha ishte në Elbasan dhe Durrës, teksa në qytetin bregdetar e ndoqi pasdite edhe Edi Rama.
Pas mbylljes së votimit, hapi i radhës është transportimi i kutive për t’i lënë vendin numërimit. Mos harroni, në 20:00 pak pas mbylljes së kutive të votimit, në ABC dhe Abcnews.al do të publikohet ekskluzivisht projeksioni mbi fituesin nga kompania e famshme izraelit “Geo Cartography”, e cila parashikoi saktë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë./ db/ Abcnews.al