Veliaj: Kush patronazhon njerëzit merr mbështetje, “Rama ik” nuk ishte alternativë

schedule15:52 - 27 Prill, 2021

schedule 15:52 - 27 Prill, 2021

Në komunikimin e tij të radhës për mediat, drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj ka falënderuar banorët e Zall Herrit dhe Zall Bastarit për besimin që ju kanë dhënë.

Veliaj tha se sot do të shpallin fitoren absolute, ndërsa theksoi se kush shërben dhe patronazhon njerëzit merr mbështetjen e tyre.

“Të shpallë sot një fitore absolutr. Urime bravo! Skuadrat tona në Zall Herr dhe në Zall Bastar kanë bërë një punë të shkëlqyer. Sot për të gjithë ata që analizojnë zgjedhjet kjo nuk është punë sondazhesh por punë respekti. Kush i patronazhon njerëzit përditë merr mbështetjen e njerëzve. Kush kujtohet njëherë në katër vjet nuk është për këtë punë. Shërbeni me respekt. Nëse ndihmoni njerëzit do ju shërbejnë ata njëherë në katër vjet. Mëzi pres me skuadrën tonë t’i shërbejmë më shumë Zall Herrit dhe Zall Bastarit. Meritoni të gjithë respektin tonë,” tha Veliaj.

Më tej ai theksoi se nga kjo fushatë nxorrën edhe mësime. “Nuk është alternativë të thuash Rama ik, por eja të punojmë bashkë. Vajtja në Zall Herr dhe Zall Bastar me makina është fyerje për njerëzit që janë akoma pa shtëpi,” u shpreh Veliaj. g.v/abcnews.al