Veliaj: Krraba dhe Shëngjergji na besuan, mirënjohje për patronazhistët

schedule20:20 - 26 Prill, 2021

schedule 20:20 - 26 Prill, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Eriom Veliaj në  deklaratën e tij të radhës për mediat ka theksuar se socialistët kanë fituar bindshëm Shëngjergjin dhe Krrabënn.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje numëruesve të Partisë Demokratike që të mos e vonojnë numërimin, pasi është koha për punë dhe jo për gjumë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se socialistët e kanë merituar fitoren por me këtë mesazh ato duan të tregojnë se do ju shërbejnë të gjithëve pa dallim politik.

“Jam shumë i lumtur me e mbyll ditën sot, kemi numëruar dhe në këtë proces për të ndihmuar në zonat rurale. Numërimi është bërë sipas radhës dhe kjo është arsye se pse keni parë shumë Xhemalin sot sepse ajo renditje e numrave dhe e kutive në zonën rurale përkon në atë që thuhet malësia e Tiranës. Ne sot kemi deklaruar fitoren e Dartit, të Berzhitës, dhe një fitore historike në zonën e Krrabës dhe në Shëngjergj. Por ne e kemi thënë se nuk është marrëdhënia jonë me shifrat por është marrëdhënia me njerëzit. Kjo lloj politike është shpërblyer me 70% në Krrabë dhe në Shëngjergjin e largët kemi pasur një rezultat fantaztik. Duke qenë se zona e Malësisë së Tiranës është e shpërndarë do të ftoj atë që ka qenë dhe do të vijojë deputet Xhemal Xhefalia.

Ne jmei në avantazh në të gjithë njësitë e bashkisë së Tiranës, kemi pasur një humbje kohe me njerëz që duan të flenë gjumë, kjo ishte e çuditshme edhe për ambasadorët. Gjumi nuk është sëmundje ngjitëse, por një orar ku pushon, mezi pres që kolegët e PD-së të vijojë dhe të mos e ndërpresin procesin e numërimit”, ka thënë Veliaj.e.su./abcnews.al