Listat e deputetëve: Iku nga Kukësi, ky është qarku ku do të kandidojë Flamur Noka

schedule10:42 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:42 - 24 Shtator, 2020

Publikimi i listës së kandidatëve të PD për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.

Burime të mirëinformuara pranë PD bëjnë të ditur se ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Noka të futet në listën e qarkut të Elbasanit.

Lexo edhe: Fushata elektorale, Noka largohet nga Kukësi, PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia

Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish-Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është  më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.

Lista e Qarkut Kukës

Dega Kukës, Qarku Kukës:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. BASHKIM SHEHU
  4. IBRAHIM BRUKA
  5. SAHIT PRIZRENI
  6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

  1. BESNIK DUSHAJ
  2. FERIDE RRAHMANI
  3. ISUF ÇELA
  4. LUSH SUSAJ
  5. MIMOZA HAJDARMATAJ
  6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

  1. AVENIR PEKA
  2. DEMUSH KASTRATI
  3. ELEZ MACI
  4. ISMET JAKU
  5. ZENEL KASTRATI /abcnews.al/