Lindita Nikolla për Metën: Kishte dalë jashtë ekuilibrit

schedule15:44 - 2 Korrik, 2019

schedule 15:44 - 2 Korrik, 2019

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, komentoi deklaratat që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi këtë të martë. Ajo tha se kreu i shtetit kishte dalë jashtë ekuilibrit, ndryshe nga standardet që duhet të karakterizojnë figurën e tij si unitet i kombit.

Gjatë një bisede në studion e ABC News, Nikolla tha se Meta vazhdoi akoma me thirrjet për t’i mohuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e saj.

“Deklarata për më shumë se 60 minuta të Presidentit të Shqipërisë ishte një situatë e trishto për këdo. Nuk është e nevojshme të jesh politikan për të thënë që Presidenti sot kishte dalë jashtë ekuilibrit, ishte një njeri jo në ekuilibër, padyshim larguar frikshëm nga të gjitha standardet që duhet të karakterizojë figurën që është uniteti i kombit.

Vijoi në rrugën e tij, të marrjes peng të demokracisë, të marrjes peng të së drejtës kushtetuese me thirrjet për të mohuar të drejtën kushtetuese të popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e vet. Ishte e trishtë. Unë jam ndierë ligsht se si mundet në një njeri që populli shqiptar ka investuar aq shumë, duke i dhënë profile në gjithë karrierën e tij të hershme dhe të vogël politike duke qenë kryetar parlamenti, kryeministër, së fundmi President, se si realisht mund të turpërojë dhe standardin më minimal të një njeriu që i është besuar një detyrë e tillë e lartë”, tha Nikolla./abcnews.al