Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lëvizte me pistoletë dhe me lëndë narkotike me vete, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

schedule10:20 - 30 Tetor, 2022

schedule 10:20 - 30 Tetor, 2022

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një të ri i cili është kapur duke lëvizur me armë zjarri dhe lëndë narkotike. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor  “Walker” u arrestua 32-vjeçari Erion Ymeraj.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!