Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Lemerisën dynjanë se u bllokuan negociatat”/ Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët

schedule13:13 - 10 Maj, 2026

schedule 13:13 - 10 Maj, 2026

Në Asamblenë e PS të kësaj të shtunë të mbajtur në Elbasan kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të ndalet puna për të bërë realitet pasaportën e Bashkimit Europian.

Rama theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian kërkon një volum të madh reformash dhe miratimesh ligjore, duke nënvizuar se deri tani janë kaluar 27 ligje në funksion të negociatave.

Kryeministri falënderoi gjithashtu qytetarët për mbështetjen me votë, duke theksuar se ajo ka shërbyer për t’i dhënë mazhorancës forcën e nevojshme për të çuar përpara negociatat me BE-në.



“Ne kemi kaluar 27 ligje që ishte një paketë vetëm për negociatat. Ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund…Imagjinoni ju t’i kishim molotovarët se ku do ishim sot, do na ishte bllokuar parlamenti, jo me vota për me buzëqeshje…Pra do vinim vërdallë si ajo shprehja që thotë duke i gjëmuar bishtit tonë,. Ndaj duheshin ato vota, ndaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na dhanë ato vota jo për karrige, por për atë forcë që ne të realizonim negociatat”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!