Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lavrov: BE dhe NATO si Hitleri, po përgatisin luftë kundër nesh

schedule14:12 - 24 Qershor, 2022

schedule 14:12 - 24 Qershor, 2022

Sot është shënuar dita e 121-të e luftës Rusi-Ukrainë ndërsa në zhvillimet e fundit raportohet se forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga qyteti strategjik Severodonetsk në rajonin Luhansk, sipas mediave të huaja.

Lexo edhe: Trupat ukrainase tërhiqen nga Severodonetsk

Ndërkohë në krahun tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka ngritur tonin duke krahasuar BE-në dhe NATO-n me Hitlerim në Luftën e Dytë Botërore. Ai tha se ata po përgatisin një sulm ushtarak ndaj Rusisë.



“BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë një luftë kundër Rusisë”, tha Lavrov.

Më tej ai shtoi se edhe Adolf Hitleri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm të vendeve europiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

“Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën”, shtoi Lavrov, duke folur në një konferencë për shtyp në Baku pas takimit me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!