Lautaro apo Neymar? Suarez i fton të dy te Barça: Janë lojtarë të mëdhenj

schedule14:56 - 8 Prill, 2020

schedule 14:56 - 8 Prill, 2020

Luis Suarez e ka të vështirë të flasë për futboll në këto momente, por nuk përton ta bëjë për dy emra si Lautaro Martinez dhe Neymar. Barcelona i pëlqen të dy këta sulmues dhe po punon fort për t’I transferuar në Spanjë. Sulmuesi uruguaian tregohet i sinqertë në prononcimin e dhënë për Mundo Deportivo, aty ku analizon bomberat e Interit dhe PSG-së, dhe i fton t’i bashkohen Barcelonës së tij.

Sot është e vështirë të flasësh për lojtarë dhe merkato për shkak të situatës që po kalon njerëzimi. Gjithsesi, Lautaro Martinez dhe Neymar janë futbollistë të mëdhenj, i përkasin një niveli të lartë. Të gjithë e njohim Neymar. Nuk diskutohet si lojtar, ka ende për të dhënë dhe do të ishte i mirëpritur në dhomat tona të zhveshjes.

Kemi një dashamirësi dhe lidhje të madhe me të. Lautaro? Ai po rritet shumë në Itali, është një numër 9 që bën lëvizje spektakolare. Kjo tregon që është një sulmues i shkëlqyer. Në të dy ngjajmë, por rëndësi ka të jemi të lumtur dhe klubi të blejë lojtarë të nivelit të lartë. Është normale të ketë konkurrencë, por gjithmonë do të shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim”, përfundon Suarez. /abcnews.al