Largime të tjera nga Egnatia, përfundon bashkëpunimi me katër futbollistë

schedule18:09 - 14 Qershor, 2021

schedule 18:09 - 14 Qershor, 2021

Ekipi i Egnatias dominoi Kategorinë e Parë sezonin e kaluar dhe u rikthye në elitën e futbollit shqiptar pas plot 16 viteve.

Drejtuesit kanë ambicie të mëdha dhe kanë nisur punën me merkato. Franci Ymeraliaj është përforcimi i vetëm deri tani.

Sot ka ndodhur ndarja me katër futbollistë. Jurgen Vogli, Brixhild Brahimaj, Endrien Magani dhe Alked Çelhaka duhet të shohin për një ekip tjetër.

Egnatia falënderon për kontributin e dhënë me fanellën bardhejeshile katër futbollistët; Jurgen Vogli, Brixhild Brahimaj, Endrien Magani dhe Alked Çelhaka, të cilët kanë mbyllur bashkëpunimin me Egnatian“, lexohet në komunikatën zyrtare të Egnatias. /abcnews.al