Kuvendi voton qeverinë e re VV-LDK, Paçarizi: Nuk i nënshtrohet listës serbe

schedule08:05 - 3 Shkurt, 2020

schedule 08:05 - 3 Shkurt, 2020

Sot pritet të dalë në Kuvendin e Kosovës për votim Qeveria Kurti pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit”, profesori Rrahman Paçarizi u shpreh se arritja e marrëveshjes është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.

“Formimi i qeverisë së re është lajm i mirë. Problem kryesor pritet të jenë serbët të cilët shpeshherë kanë krijuar situata shqetësuese. Ndërkohë këtë vit qeveria nuk ka nevojë për listën serbe dhe në këtë mënyrë nuk i nënshtrohet. Probleme mund të ketë me pakicat jo serbe të cilat kanë kërkuar dy ministri. Gjithashtu emërimi i zotit Agim Veliu si Ministër i Brendshëm e ka tensionuar situatën, me këtë veprim të LDK, Osmani nuk është dakorduar. Por Osmani doli me një komunikim ku theksoi se ajo pajtohej me këtë veprim edhe pse e quante jo të mirë, nuk pritet që të bëjë reagime kundër.

Sa i përket kryetarit të Kuvendit, Paçarizi u shpreh se pozita e kryetarit të Kuvendit nuk ofron mundësi të korruptimit, ndërsa u shpreh se Kurti ka më shumë urgjencë çështjen e taksave./abcnews.al