Kurti për vendimin e KGJK-së: S’kam informacion zyrtar nga KQZ

schedule16:16 - 20 Janar, 2021

schedule 16:16 - 20 Janar, 2021

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të KGJK-së, në të cilën u bë me dije se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, ndërsa mes tyre ishte përmendur edhe Kurti.

“Nuk jam dijeni për kurrfarë vendimi të KQZ. Nuk kemi marrë asnjë shkresë. Kurrë nuk ka pasur interesim më të madh për pjesëmarrje në këto zgjedhje”, është shprehur Kurti.

Ai deklaroi se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja, duke u shprehur se nuk është në dijeni të asnjë vendimi të kësaj të fundit, shkruajnë mediat në Kosovë.

Lexo edhe: Albin Kurtit përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

“Unë nuk jam në dijeni për kurrfarë vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po vërejë në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.

Më tej ai u shpreh se institucionet e vendit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

/abcnews.al/