Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli këtë të shtunë rezultatat përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit pas edhe numërimit të votes së diasporës. Rezultati përfundimtar nuk sjell ndryshime nga raportimet e deritanishme. Levizja Vetëvendosje del force e parë duke siguruar 48 nga 120 vende ne Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta duke siguruar 24 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 20 vende në kuvend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovën në Koalicion me Nismën Social Demokrate që kanë siguruar 8 mandate, ndërsa Lista Serbe do të ketë 9 përfaqësues në Parlament.
Pas shpalljes se rezultatit zyrtar, tashme pritet konsutituimi I parlamentit te ri te dale nga zgjedhjet dhe presidentja Vjosa Osmani duhet te mandatoje albin kurtin si kandidat per kryeminister I partise fituese te zgjedhjeve, qe te formoje qeverine e re. por Kreu I Lëvizjes vetëvendosje do ta ketë shume të vështirë, te ghjeje aleate per te arritur 61 mandate. Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të bashkepunoje me partite e tjera të mëdha në vend duke përfshirë këtu Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Kurti ka refuzuar edhe Koalicion me Listën Serbe dhe zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se do të shqyrtojë mundësinë e Koalicionit me minoritete të tjera të vendit për të formuar qeverinë. Megjithatë edhe me mandatet e tyre kurtit nuk pritet ta arrije shumicen e nevojshme per krijimin e qeverise
Nese kjo nuk ndodh brenda 30 ditsh nga mandatimi, e drejta per formimin e qeverise i kalon partise se dyte, ne rastin konkret PDK./abcnews.al