Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti, mbrojtje “teknike” Thaçit/ Kryeministri nga SHBA, zbut tonet “patriotike”

schedule13:10 - 21 Shtator, 2026

schedule 13:10 - 21 Shtator, 2026

Vendimi i shpallur nga Gjykata Speciale në Hagë për katër ish krerët e uçk është diskutuar edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti në SHBA.

Në një takim me kongresmenin republikan Mike Laëler, Kurti tha se vendimi hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit, por dënimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ishte i pamerituar, ndërsa u bazua në pasaktësi dhe gabime.

“Vendimi injoroi pretendimet ofenduese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Marty-t, të cilat ishin aq të pabesueshme saqë as nuk u akuzuan nga Prokuroria; dhe gjithashtu hodhi poshtë akuzat për krime kundër njerëzimit”, tha Kurti.

Kurti tha se presin që gabimet e bëra nga trupa gjykuese të korrigjohen në Apel. Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se ky do të jetë një hap që do të hidhet brenda afatit ligjor, 30 ditë nga vendimi i 16 shtatorit.

“Gjetjet e mbetura bazoheshin në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Ne presim që këto të korrigjohen plotësisht në apel”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Kosova nuk është shtet anëtar i OKB, megjithatë vizitat e delegacioneve nga Prishtina priten me vëmendje për shkak të vendimit të Gjykatës Speciale.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!