Mjeku shqiptar në SHBA: Koronavirusi prek të gjitha organet e trupit, obezët janë më të rrezikuar

schedule15:46 - 11 Prill, 2020

schedule 15:46 - 11 Prill, 2020

Në një lidhje me “ABC News” Sulejman Celaj, mjek në New York, ka folur për përhapjen e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh se 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 mijë të vdekur dhe sipas tij duket se është arritur kulmi i të infektuarve dhe ka me pak pacientë në urgjence.

Ai theksoi se fatmirësisht ka shumë pak fëmijë të prekur, nëse kjo do të ishte masive do të sillte pasoja tragjike. Celaj tha se gjysma e pacientëve të infektuar në SHBA janë nën moshën 50-vjeçare.

Çfarë po ndodh me sistemin?

Celaj: Po mundohet të lehtësohet puna duke u përqëndruar tashmë edhe tek pacientët më kritik. Kemi pacientë nga mosha 25-vjeçare deri në të moshuar. Virusi po prek të gjitha organet e trupit.

Pacientët më sëmundje kronike po vuajnë më shumë, ndërsa njerëzit me moshë të thyer po e përballojnë më shumë vështirësi. Gjithashtu pacietët me obezitet e kanë shumë të vështirë, pasi obeziteti po shkakton shumë probleme sepse virusi ka një efekt negativ tek këta pacientë.

Obeziteti duhet konsideruar sëmundje dhe duhet trajtuar. Është koha që të shihet si diçka që çon deri të vdekja. Duke qenë obez kronik njerëzit krijon një urë që çon deri te fataliteti.

A mundet që vërtet të besojmë se ky virus është në disa variante?

Celaj: Fillimisht virusi ka qenë në fazën latente dhe ajo ishte faza më kritike pasi nuk e kuptuam. Mbyllja e kufirit me Kinën ndodhi shumë vonë.

Gjithashtu ai u shpreh se për këtë virus ka shumë pak informacion dhe nuk dihet se si do të jetë sjellja e tij në temperatura të ndryshme, pasi sipas tij klima nuk mbetet një nga faktorët që përcakton sjelljen e virusit.

“Nuk dimë shumë se si do të manifestohet në dimër”, u shpreh ai.

Ndër të tjera mjeku tha se njerëzit afrikano-amerikan kanë vdekshmëri më të lartë, por duhet të kemi parasysh se këta njerëz janë më të varfër dhe kjo dikton edhe nivelin e shëndetësisë. Sipas tij ata janë personat që kanë vdekshmëri më të lartë se të tjerët, por çështja qëndron më shumë te situata ekonomike dhe shëndetësia e individit, mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi ndaj shëndetit. Infektimi me COVID-19, po atakon të gjitha sistemet, të gjitha organet. Vaksinimi është i mirë, kujdesi mjekësor, është i mirë, aktiviteti fizik është i rëndësishëm. Është një virus i ri që nuk e kemi parë më herët. Viruset e mëparshme nuk kanë pasur të njëjtën sjellje. Tani për tani trajtimi po bëhet më për të ndaluar infektimet”, u shpreh ai.

Çfarë po ndodh me sistemin shëndetësor?

 Celaj: Amerika është një superfuqi botërore, por nuk e kaloi këtë provë. Nuk ishim të përgatitur ashtu siç duhej. Kishim të dhëna nga Kina dhe Italia se preken vetëm njerëz në moshë dhe pandemia ndodhi nga mosinformi, por mobilizimi ishtë shumë i madh. Mobilizimi shëndetësor ishte i menjëhershëm. Tani çdo gjë po funksionon mirë.

Si është e mundur që nuk po gjendet një mjekim?

Celaj: Duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me virus, jo me baktere. Por, besoj që do ta kemi deri në fund të vitit të ardhshëm, jo tani. Zakonisht merr kohë, të gjitha qendrat janë duke punuar./abcnews.al