Kundër Superligës Europiane, Guardiola: Nuk mund t’i zhdukim ligat kombëtare

schedule18:19 - 22 Janar, 2021

schedule 18:19 - 22 Janar, 2021

Pep Guardiola është kundër Superligës Europiane. Gjatë konferencës për shtypin përpara takimit ndaj Cheltenham në FA Cup, trajneri spanjoll shpreh mendimin e tij në lidhje më këtë temë.

Çfarë të them për Superligën Europiane, unë mendoj se duhet të fokusohemi në përmirësimin e kampionateve që kemi. Kjo do të thotë pjesëmarrje e më pak skuadrave, me synimin për të rritur cilësinë dhe kualitetin e lojës.

Ju më pyesni për Superligën, ndërsa unë po jap këtë përgjigje: më mirë të bëjmë Premier League super. Nuk mund t’i vrasim ligat kombëtare dhe kategoritë e ulëta. Nuk është çështje përfitimesh.

Ka të bëjë më shumë me anën emocionale dhe rëndësinë që kanë kampionatet kombëtare për çdo shtet“, theksoi trajneri i Manchester City. /abcnews.al