Kryebashkiaku i Mallakastrës u mor i pandehur, PD: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës

schedule17:00 - 1 Nëntor, 2021

schedule 17:00 - 1 Nëntor, 2021

PD ka reaguar pasi kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj është marrë i pandehur lidhur me akuzat për falsifikimin e formularit të dekriminalizmit. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se ky është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës.

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin. Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin.  Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet“, shkruan Bardhi.

Lexo edhe: SPAK akuzon zyrtarisht kryebashkiakun e Mallakastrës, do merret i pandehur nga GJKKO

SPAK e dërgon dosjen e Qerim Ismailajt për gjykim në GJKKO ku do të merret i pandehur për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ,u akuzua nga PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë i dënuar në Greqi.