Kryebashkiaku i Kievit: Sulmet mund të jenë një “simbolikë” përpara samitit të NATO-s

schedule15:03 - 26 Qershor, 2022

schedule 15:03 - 26 Qershor, 2022

Sulmet ruse në Kiev mund të jenë “një sulm simbolik” përpara fillimit të samitit të NATO-s të kësaj jave në Madrid, tha sot kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, sipas skynews

Komentet erdhën pasi zyrtarët konfirmuan se një person ishte vrarë dhe pesë u plagosën pas sulmeve ruse në Kiev sot. Ditën e sotme u raportuan sulme në qendrën e Kievit në orët e hershme, sulmi i parë në qytet pas javësh.

Lexo edhe: Sulmi me raketa në Kiev, raportohet për një të vdekur

Dy shpërthime të tjera u dëgjuan në periferi jugore të qytetit më vonë gjatë ditës, tha një reporter i Reuters.

/abcnews.al