Kreu i OBSH: Pandemia e ndryshoi botën tonë, askush nuk mund t’ia dalë i vetëm

schedule23:13 - 6 Gusht, 2020

schedule 23:13 - 6 Gusht, 2020

Pandemia e koronavirusit e ka ndryshuar botën tonë. Kështu është shprehur drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore Tedros Adhanom Ghebreyesus, këtë të enjte nga Gjeneva.

“Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar botën tonë. Ka testuar infrastrukturën tonë politike, ekonomike, kulturore dhe sociale, “tha Tedros.

“Ka çuar drejt limiteve sistemet shëndetësore, si ata të fortët ashtu edhe të dobëtit, duke mos lënë pa prekur asnjë vend. Pandemia na ka përulur të gjithëve.”

Sipas kreut të OBSH, bota e ka marrë mësimin dhe tani duhet që të investojë në parapërgatitjet për pandemitë dhe krizat klimaterike. Nëse kjo nuk bëhet, sipas tij, “ne do ta lëmë vetën të hapur ndaj një dëmi të pamasë.

“Asnjë vend i vetëm nuk mund ta luftojë vetëm këtë virus. Ekzistenca e tij kudo vë në rrezik jetesën kudo, “tha Tedros.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i OBSH i nxiti të gjithë liderët që të zgjedhin rrugën bashkëpunimit dhe të veprojnë tani për t’i dhënë fund virusit. /abcnews.al/