Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë-Serbi, Vuçiç bisedë telefonike me Putin

schedule19:42 - 15 Qershor, 2020

schedule 19:42 - 15 Qershor, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këtë të hënë kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet e dy vendeve.

Biseda mes dy lidërve ka zgjatur rreth gjysmë ore, të dy presidentët folën gjithashtu edhe për Kosovën si dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Mediat serbe bëjnë me dije se zyrtarët diskutuan çështjet rajonale, dhe pjesën më të madhe të bisedës e patën për çështjen e Kosovës, veçanërisht në atë që po ndodh në skenën politike ndërkombëtare.



Presidenti Putin tha që ai do të fliste për Kosovën në mënyrë private me Presidentin Vuçiç javën tjetër në Moskë.Gjithashtu bëhet me dije se presidenti Putin ka thënë se Rusia do të mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!