Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Haxhiu mbledh liderët e partive në takim për tejkalimin e krizës politike në Kosovë

schedule19:51 - 14 Gusht, 2026

schedule 19:51 - 14 Gusht, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët të martën, në orën 09:00.

Sipas thirrjes, takimi synon të kontribuojë në dialogun politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.

Ftesa e Haxhiut vjen një ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se tërhiqet nga partneriteti i mundshëm për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe bëri thirrje për kandidatura konsensuale për president.



Kjo kërkesë e LDK-së është mirëpritur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka bërë thirrje që në diskutimet për një figurë unifikuese për postin e presidentit të përfshihen edhe dy partitë tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca.

Ndërkohë, kriza institucionale në Kosovë vijon pas dështimit për konstituimin e Kuvendit. Të premten e kaluar skadoi afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Deputetët kanë dhënë betimin, por procesi ka mbetur i bllokuar te zgjedhja e kryeparlamentarit. Albin Kurti doli në foltore dhe refuzimin për të propozuar kandidaturën e arsyetoi me mungesën e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Kurtit, Kuvendi nuk duhet të konstituohet pa u arritur më parë kjo marrëveshje, pasi në të kundërtën do të konsumohej edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Takimi i thirrur nga Haxhiu pritet të jetë një përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike dhe për të zhbllokuar funksionimin e institucioneve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!