Kosovë, Haradinaj kryen homazhe në nderim të Ditës së Flamurit

schedule13:07 - 26 Nëntor, 2017

schedule 13:07 - 26 Nëntor, 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi homazhe në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Fillimisht kreu i qeverisë vizitoi shtatoren e heroit kosovar, Zahir Pajaziti, në Prishtinë dhe zhvilloi homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Velani. Më pas ai udhëtoi për në Prekaz. Aty zhvilloi homazhe tek varrezat e Familjes Jashari. Gjithashtu vizitoi familjen Jashari në Prekaz./abcnews.al