Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova me presidente të re, Begaj: Urime të përzemërta Justina Shiroka-Pula

schedule07:51 - 7 Tetor, 2026

schedule 07:51 - 7 Tetor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Begaj.



Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, në një votim që zgjati 13 minuta pas përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo u zgjodh në rundin e parë të votimit, me 81 vota pro, minimumi i kërkuar në këtë rund.

Shiroka Pula u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re. Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!