Në 24 orët e e fundit në Kosovë janë konfirmuar 47 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 2.216.
Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se brenda ditës 22 persona janë shëruar ndërsa në total janë shëruar gjithsej 1,069 persona.
Nga ana tjetër, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 në Kosovë kanë humbur jetën 37 persona.
Njoftimi i IKSHPK:
Sot më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 47 raste”.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj. Sot më 22 qershor 2020, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste. Nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /abcnews.al/


