Kontrabanda e cigareve/ Arrestohet ish drejtori i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç

schedule13:17 - 18 Nëntor, 2023

schedule 13:17 - 18 Nëntor, 2023

MAL I ZI- Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Policisë, Slavko Stojanoviç.

Stojanoviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve. Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona në Mal të Zi.