Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Von der Leyen në Mal të Zi: BE ju mbështet. Presidentja e KE theksoi se shpejt do jetë gati udhërrëfyesi për kandidatët e përparuar

schedule23:08 - 1 Tetor, 2026

schedule 23:08 - 1 Tetor, 2026

“Anëtarësimi bazohet në meritë, por nuk duhet të jetë i ngadaltë. Kjo është arsyeja pse së shpejti do të paraqesim udhërrëfyes për kandidatët më të përparuar, përfshirë Malin e Zi, për të parë se çfarë duhet të bëjnë të gjithë dhe deri kur”.

Kjo ishte deklarata e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen nga Podgorica, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perendimor.

Ursula von der Leyen tha se Komisioni Evropian beson se Malin e Zi do të bëhert anëtari i 28 i Bashkimit Europian deri në vitin 2028 dhe për arritjen e këtij qëllimi, do të kenë mbështetjen e uniuonit. Presidentja e Komisionit Europian theksoi se Mali i Zi kryeson rajonin me mbi 90 përqind të angazhimeve të zbatuara në kuadër të Planit të Rritjes.



“Mund të mbështeteni tek ne, prandaj kam ardhur në Mal të Zi tre herë këtë vit. Ju po përgatiteni dhe ne po përgatitemi, sepse është një proces dypalësh. Javën tjetër do të paraqesim rishikime të politikave, për të parë se çfarë duhet të bëjmë për të qenë gati të pranojmë anëtarë të rinj”

Ajo tha se Mali i Zi ka bërë përparim në reforma dhe për këtë arsye ka kaq shumë kapituj të mbyllur, dhe se anëtarësimi në BE është i arritshëm, gjë që, tha ajo, do t’i dërgojë një mesazh të fortë Ballkanit Perëndimor.

E pyetur nëse kriza aktuale politike do të rrezikonte planin e Malit të Zi për të mbyllur të gjitha kapitujt e negociatave deri në fund të vitit, von der Leyen u përgjigj se nevojitet mbështetje e gjerë nga të gjitha partitë politike dhe se ato duhet të përqendrohen në rrugën drejt BE-së.

Kur u pyet për propozimin për integrimin gradual dhe të drejtën e vetos, Von der Leyen tha se lidhur me këtë çështje ësjtë duke u punuar dhe se nuk dëshironte të ndalej në detaje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!