Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konkursi Ndërkombëtar për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve/ Rama: Transformim duke ruajtur identitetin

schedule09:01 - 2 Qershor, 2026

schedule 09:01 - 2 Qershor, 2026

Pesë studio ndërkombëtare arkitekturore prezantojnë sot projektet pretendetente për të marrë përsipër rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëllimi final është që kjo ndërtesë madhështore që mbart vlera historike për vendin, të integrohet me kohën, teknologjinë, cilësinë, por duke ruajtur identitetin e saj.

“Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs, jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse duke u përgatitur, janë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Janë aktualisht 12 kontrata të lidhura, 7 në proces, 3 masterplane, janë 20 objekte publike për zhvillim. Thelbi i koorporatës së investimeve, duke vënë në dispozicion prona shtetërore të degraduar apo me nevojë për zhvillim, të marrë mbrapsht përfitueshmëri financiare dhe hapësira në funksion të publikut. Përfitueshmëria e koorpotatës, 523 milionë euro janë kontifikuar në përfitimin direkt nga shtetit. Përfitrueshmëria ekonomike e kontraktuar është 1 miliard euro. Është partneritet me sipërmarrjen, ku shteti adreson nevoja të vetat.



Pallati i Kongreseve është ashtu siç u tha, por nga ana tjetër, dua të them që ndërtesa ka probleme serioze për të a dresuar, është nevoja për transformim duke ruajtur identitetin e saj. Qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, hapësirave, strukturës si riogranizuar cilësisht, por dhe që ky pallat dhe kjo zonë, të bëhet tjetër destinacion i Tiranës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!