Konfirmohet edhe një rast, futbollisti i njohur pozitiv me COVID-19

schedule08:41 - 22 Mars, 2020

schedule 08:41 - 22 Mars, 2020

Coronavirusi vazhdon të prekë futbollistët. Një ditë më parë u konfirmua se pozitiv me COVID-19 kishin dalë Paolo Dybala, Daniele e Paolo Maldini. Gjendja e tyre është e mirë, por në Itali paniku është i madh për shkak të numrit të madh të të prekurve dhe viktimave, që vijojnë të shtohen me ritme të larta.

I fundit që ka dalë pozitiv është ish-lojtari i Manchester United dhe i disa ekipeve të njohura në Europë, Marouane Fellaini. Lojtari i kombëtares belge ka dalë pozitiv, pas testit të bërë në provincën e Jian, në Kinë. Ai e ka bërë testin më 20 janar, pas një udhëtimi me tren.

Futbollisti 32-vjeçar është pjesë e Shandong Luneng, skuadër që garon në Superligën kineze. Ai u transferua aty në verën e vitit 2019 dhe në sezonin e tij të parë ia doli të shënonte 13 gola në të gjitha garat, duke e ndihmuar  Shandong Luneng të renditej në vendin e pestë në klasifikim. /abcnews.al