Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar edhe 28 raste të tjera me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 1.326 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se brenda ditës janë testuar gjithsej 228 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Rastet pozitive: komuna e Prishtinës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj, komuna e Fushë Kosovës 3 raste: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme, komuna e Rahovecit 2 raste: 2 raste Rahovec, komuna e Podujevës 2 raste: 1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc dhe me nga 1 rast: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë.
Po ashtu, njoftohet se sot janë shëruar edhe 8 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 921 raste.
IKSHPK, bën të ditur se në javën e fundit janë shfaqur raste pozitive edhe në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore.
Sipas institutit, nga data 08 shkurt deri më 11 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.326 raste, me gjithsej 31 viktima. /abcnews.al/


